Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 18 h më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë dërguar jashtë vendit rreth 760 milionë euro për blerje pronash, një vlerë kjo sa 2.5% të PBB-së së vendit. Kjo shifër dëshmon për një akumulim të lartë kapitali në duart e individëve dhe kompanive shqiptare, të cilët po e zhvendosin pasurinë e tyre jashtë.
Shqiptarët kanë rritur investimet në pasuri të paluajtshme jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vitet e fundit.
Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat mbi pozicionet e Investimeve të Huaja Direkte, stoku i investimeve që rezidentët shqiptarë zotërojnë në pronat jashtë kufijve ka kapur vlerën rekord me një stok 766.5 milionë euro në fund të vitit 2023.
Siç shihet nga të dhënat në tabelën e mëposhtme fluksi ka qenë shumë i lartë në vitin 2023 me 760 milionë euro, pasi deri në vitin 2022, stoku i investimeve të shqiptarëve në pasuri të paluajtshme jashtë vendit ka qenë vetëm 6.5 milionë euro, sipas Eurostat.
Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë dërguar jashtë vendit rreth 760 milionë euro për blerje pronash, një vlerë kjo sa 2.5% të PBB-së së vendit. Kjo shifër dëshmon për një akumulim të lartë kapitali në duart e individëve dhe kompanive shqiptare, të cilët po e zhvendosin pasurinë e tyre jashtë.
Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria paraqet një profil krejtësisht të ndryshëm dhe shumë më agresiv në raport me investimet jashtë vendit. Maqedonia e Veriut raporton shifra modeste që nuk i kalojnë 3 milionë eurot, dhe vende si Serbia apo Mali i Zi nuk kanë të dhëna të publikuara, shkruan Monitor.
Ky ekspansion ngre pyetje mbi burimet e këtij likuiditeti dhe arsyet që po i shtyjnë investitorët shqiptarë të zhvendosen jashtë, pasi tregu i brendshëm është në një fazë bumi çmimesh.
Ekspertët e tregut pohojnë se ka një vale reale ku individët e pasur po blejnë prona apo shtëpi pushimi në vende si Greqia, Italia apo Spanja, nisur nga kursi i favorshëm i euros dhe rregullat më të qarta të pronësisë. Gjithashtu mësohet se ka rol përmirësimi i metodologjisë nga Banka e Shqipërisë dhe rritja e shkëmbimit të informacionit.
Gjithashtu rritja e çmimeve të pronave në vendi tonë sidomos në Tiranë ka kaluar nivelet mesatare të çmimeve ë disa zona të Mesdheut, duke shtyrë gjithnjë e më shumë kapitalin vendas jashtë.
Nëse një apartament në Tiranë kushton afërsisht sa një apartament në një qytet europian, shumë blerës zgjedhin të dytin, duke e parë si një investim me kthim më të mirë nga qiraja.
Gjithashtu grupet e mëdha të biznesit shqiptare kanë blerë asete të rëndësishme jashtë vendit, si hotele, resorte ose ndërtesa zyrash.
Nëse një kompani shqiptare blen një pronë të tillë në emër të saj, e gjithë vlera regjistrohet si investim dalës. Pronat jashtë vendit ofrojnë siguri më të madhe ligjore dhe mbrojtje nga luhatjet e mundshme të ekonomisë tonë.
Sipas Gjykatës, organet e vetingut nuk arritën të provonin në mënyrë bindëse se vazhdimi i detyrës së tij si gjyqtar ishte i papranueshëm për sitemin e drejtësisë.
12:57 6 min më parë05.05.2026.
Autori
Kreu i demokratëve Sali Berisha ka reaguar lidhur me votimin e Raportit për Shqipërinë në Parlamentin Europain duke u shprehur se hija e Ramës e Ballukut ishte në çdo rresht.
12:43 7 min më parë05.05.2026.
Autori
Me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim Komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë. Në raport thuhet se është e mundur që Shqipëria të jetë gati për anëtarësim në 2027-ën, por ka ende punë në luftën ndaj korrupsionit.
12:33 17 min më parë05.05.2026.
Autori
Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Lizës dhe bëhet me dije se viktima është gjetur pa shenja jete.
12:26 24 min më parë05.05.2026.
Autori
Autoriteti i Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për strukturat policore të Durrësit, pasi banorët e zonës ku ndodhi aksidenti tragjik me humbjen e jetës së dy fëmijëve ishin ankuar për Nikollë Radaçin dhe më herët.
11:59 51 min më parë05.05.2026.
Autori
Me kokën ulur dhe i heshtur ka dalë para gjykatës autori i aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë të pafajshëm. Nikollë Radaçi mori masën e sigurisë arrest me burg për ngjarjen e rëndë, teksa shihet pas xhamit ku qëndrojnë të pandehurit.
11:43 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Aksidenti i të dielës në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën në mënyrë tragjike ka shokuar mbarë opinionin publik, duke kërkuar ashpërsim të masave për të shmangur tragjedi të tjera të tilla.
11:32 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj dy personave të cilët kryenin këmbim valutor pa licencë. Ata janë zbuluar në zonën e njohur tashmë në qendër të Tiranës, te "Dollari", ku janë sekuestruar një sasi prej 24 mijë eurosh, 13 mijë dollarë dhe 470 mijë lekë.
11:17 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Më 11 mars, GJKKO e dënoi Bllakon me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite e 8 muaj burg.
10:00 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)