Banorët pretendojnë se ishin ankuar për Nikollë Radaçin, AMP nis hetimet për policinë
Autoriteti i Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për strukturat policore të Durrësit, pasi banorët e zonës ku ndodhi aksidenti tragjik me humbjen e jetës së dy fëmijëve ishin ankuar për Nikollë Radaçin dhe më herët.
Autoriteti i Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për strukturat policore të Durrësit, pasi banorët e zonës ku ndodhi aksidenti tragjik me humbjen e jetës së dy fëmijëve ishin ankuar për Nikollë Radaçin dhe më herët.
Sipas një njoftimi për mediat, AMP ka nisur hetimet për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të policisë, pas denoncimeve të bëra nga banorët e lagjes 15 në Durrës, në zonën e ish-Kënetës.
Qytetarët thanë se policia nuk ka reaguar në kohë ndaj sinjalizimeve dhe denoncimeve të vazhdueshme për qarkullimin e mjeteve me shpejtësi të lartë në këtë zonë.
Pas aksidentit të rëndë që tronditi vendin dhe i mori jetën dy fëmijëve në Durrës, janë marrë masa të para administrative në radhët e Policisë së Shtetit. Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Afrim Tafa, është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
AMP pritet të verifikojë nëse ka shkelje të detyrës nga ana e efektivëve të policisë dhe nëse janë ndjekur procedurat për trajtimin e ankesave të qytetarëve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përgjegjësive ligjore ndaj personave përgjegjës.
Të hënën, një ditë pas aksidentit tragjik të shkaktuar nga 57-vjeçari i dehur Nikoll Radaçi, kryepolici Skënder Hita pezulloi nga detyra deri në përfundim të hetimeve zinxhirin komandues të policisë Durrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Këto deklarata vijnë pasi komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, kishte thënë më herët se pagesat nga Plani i Rritjes ishin pezulluar për shkak të regresit në drejtësi dhe ligjeve të diskutueshme.
Irani pretendon se u janë dërguar paralajmërime të qarta me radio për rrezikun e shkeljes së armëpushimit dhe se çdo përpjekje për të hyrë në ngushticë do të konsiderohej provokim.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur, ndërsa drejtuesi i automjetit ka dhënë versionin e tij para policisë.
Sipas Gjykatës, organet e vetingut nuk arritën të provonin në mënyrë bindëse se vazhdimi i detyrës së tij si gjyqtar ishte i papranueshëm për sitemin e drejtësisë.
Kreu i demokratëve Sali Berisha ka reaguar lidhur me votimin e Raportit për Shqipërinë në Parlamentin Europain duke u shprehur se hija e Ramës e Ballukut ishte në çdo rresht.
Me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim Komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë. Në raport thuhet se është e mundur që Shqipëria të jetë gati për anëtarësim në 2027-ën, por ka ende punë në luftën ndaj korrupsionit.
Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Lizës dhe bëhet me dije se viktima është gjetur pa shenja jete.
Me kokën ulur dhe i heshtur ka dalë para gjykatës autori i aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë të pafajshëm. Nikollë Radaçi mori masën e sigurisë arrest me burg për ngjarjen e rëndë, teksa shihet pas xhamit ku qëndrojnë të pandehurit.
Aksidenti i të dielës në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën në mënyrë tragjike ka shokuar mbarë opinionin publik, duke kërkuar ashpërsim të masave për të shmangur tragjedi të tjera të tilla.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj dy personave të cilët kryenin këmbim valutor pa licencë. Ata janë zbuluar në zonën e njohur tashmë në qendër të Tiranës, te "Dollari", ku janë sekuestruar një sasi prej 24 mijë eurosh, 13 mijë dollarë dhe 470 mijë lekë.
Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë dërguar jashtë vendit rreth 760 milionë euro për blerje pronash, një vlerë kjo sa 2.5% të PBB-së së vendit. Kjo shifër dëshmon për një akumulim të lartë kapitali në duart e individëve dhe kompanive shqiptare, të cilët po e zhvendosin pasurinë e tyre jashtë.
Komente (0)