VIDEO- Po sillte fara kanabisi nga Italia, arrestohet shoferi i furgonit në Portin e Durrësit

Policia e Portit të Durrësit ka arritur të zbulojë një sasi të konsiderueshme fara kanabisi në një furgon që po hynte në Shqipëri në port.

05.05.2026. 09:32

VIDEO- Po sillte fara kanabisi nga Italia, arrestohet shoferi i furgonit në Portin e Durrësit

Policia e Portit të Durrësit ka arritur të zbulojë një sasi të konsiderueshme fara kanabisi në një furgon që po hynte në Shqipëri në port. 

Gjatë kontrollit të imtësishëm, u gjetën qese me 3250 fara, duke vënë në pranga 24-vjeçarin nga Tirana. Në furgon janë gjetur gjithashtu edhe pajisje të tjera si llampa për rritjen e bimës narkotike.

NJOFTIMI I PLOTE

Tentoi të trafikonte fara Cannabisi, në Shqipëri, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 24-vjeçari.   

Sekuestrohen rreth 3250 fara Cannabisi, pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike dhe furgoni me të cilin tentoi t’i trafikonte.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, si dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, operacionin e koduar “Parandalimi 2”.   

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në furgonin e tij, në hyrje të RSh-së, gjetën disa qese me rreth 3250 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.           
 
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)