Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 1 ditë më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sipas analizës, numri i të rinjve shqiptarë që ndjekin studimet jashtë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me një ritëm më të lartë se vendet e tjera të rajonit.
Studentët shqiptarë po zgjedhin gjithnjë e më shumë universitetet jashtë vendit, duke e renditur Shqipërinë të Ballkanit Perëndimor për ritmin e rritjes së këtij fenomeni. Ky është përfundimi i një raporti të publikuar nga UNESCO mbi zhvillimet në arsim.
Sipas analizës, numri i të rinjve shqiptarë që ndjekin studimet jashtë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me një ritëm më të lartë se vendet e tjera të rajonit. Ky trend lidhet ngushtë me ndryshimet demografike dhe migratore në vend, ku rënia e numrit të maturantëve si pasojë e emigracionit dhe tkurrjes së popullsisë, po shoqërohet me rritjen e atyre që largohen për arsim.
Raporti evidenton se arsimi i lartë është kthyer në një nga faktorët kryesorë që i shtyn të rinjtë të vijojnë shkollimin dhe të kërkojnë mundësi jashtë vendit. Perspektiva për studime universitare, brenda apo jashtë Shqipërisë, ka rritur kërkesën për arsim të mesëm dhe të lartë.
Një tjetër element i theksuar është ndryshimi i profilit të emigracionit shqiptar ndër vite. Në vitet ’90, largimi dominohej nga punëtorë të pakualifikuar për arsye ekonomike, ndërsa sot një pjesë gjithnjë e më e madhe e të rinjve emigron për arsim dhe zhvillim profesional, duke e shndërruar shkollimin në një kanal të rëndësishëm emigrimi.
Sipas raportit, rreth 50% e popullsisë shqiptare ka përjetuar emigracion që nga viti 1991, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë nivele të larta arsimimi.
Ndërkohë, sistemi i arsimit të lartë në vend ka pësuar ndryshime të rëndësishme pas përfshirjes në Procesin e Bolonjës në vitin 2003. Kjo reformë ka sjellë rritje të regjistrimeve dhe mobilitetit studentor. Në periudhën 2003–2013, numri i studentëve është rritur mesatarisht me 13% në vit, ndërsa norma bruto e regjistrimit është rritur nga 16% në 64%, duke arritur në rreth 82% në vitin 2024.
Raporti nënvizon gjithashtu se sistemi parauniversitar është bërë më lehtësues për vijimin e studimeve, me nivele të larta kalueshmërie në provimet përfundimtare, çka ka kontribuar në rritjen e pjesëmarrjes në arsimin e lartë.
Rama dënon ashpër veprimet e Iranit, duke e akuzuar atë për eksportim të dhunës dhe destabilitetit përtej kufijve të tij.
19:29 26 min më parë05.05.2026.
Autori
Në dëshminë e dhënë gjatë hetimeve, Klementin Islamaj ka treguar se është përballur me skena të rënda në banesë dhe se, pas konfliktit me të atin, ka reaguar në gjendje të fortë tronditjeje.
19:01 1 min më parë05.05.2026.
Autori
Gjyqtarja Etleva Deda vendosi lënien në fuqi të vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit prej 6 muaj e 10 ditësh burg.
18:33 29 min më parë05.05.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga në zonën e Vlorës, duke lënë të plagosur drejtuesin e saj.
17:22 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Përmes një reagimi publik, autoritetet e aeroportit bëjnë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje në furnizim dhe se aktiviteti ajror po zhvillohet sipas planit.
17:10 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Sipas policisë në momentin e kontrollit në zonën e Belshit, në mjet ndodheshin 13 nxënës. Drejtuesi i mjetit, 53-vjeçari Sazan Jashar Gjolena, rezultoi pozitiv në testin e alkoolit.
16:57 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Sipas Kasos, vetëm Berisha plotësoi të gjitha kriteret e vendosura, përfshirë anëtarësinë në parti, eksperiencën drejtuese dhe kushtet e integritetit sipas legjislacionit në fuqi.
16:17 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Tensionet brenda Partisë Demokratike janë ashpërsuar edhe më tej, teksa ish-deputeti Ervin Salianji ka dalë me një reagim të fortë publik ndaj kreut të kësaj force politike, Sali Berisha, duke e akuzuar për heshtje dhe mungesë transparence lidhur me një çështje të ndjeshme.
15:00 4 h më parë05.05.2026.
AutoriDetaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur, ndërsa drejtuesi i automjetit ka dhënë versionin e tij para policisë.
13:33 5 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)