Reforma territoriale në fokus, Mazniku dhe Boçi përplasen në Vlorë për rolin e bashkive

Në kuadër të diskutimeve për Reformën Administrativo-Territoriale, qyteti bregdetar ka pritur këtë të martë një dëgjesë publike të Komisionit të Posaçëm, ku janë përballur qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës.

05.05.2026. 20:44

Reforma territoriale në fokus, Mazniku dhe Boçi përplasen në Vlorë për rolin e bashkive

Në kuadër të diskutimeve për Reformën Administrativo-Territoriale, Vlora ka pritur këtë të martë një dëgjesë publike të Komisionit të Posaçëm, ku janë përballur qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës. Bashkëkryetari i Komisionit nga mazhoranca, Arbian Mazniku theksoi se debati duhet të fokusohet te përmirësimi i funksionimit të bashkive dhe jo vetëm te ndarja territoriale.

“Është momenti për të parë si mund t’i bëjmë bashkitë më efikase dhe më efektive. Si mund të gjenerojnë më shumë të ardhura? Territori nuk duhet të jetë i vetmi faktor, pasi shpesh kemi deleguar funksione aty ku nuk mund të ushtrohen siç duhet”, u shpreh Mazniku.

Ai shtoi se reforma duhet të ketë ndikim afatgjatë dhe të ndihmojë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke përmendur objektivin e vitit 2029 dhe nevojën për bashki më të forta që të përfitojnë fonde europiane. Nga ana tjetër, bashkëkryetari i opozitës, Luçiano Boçi kritikoi zbatimin aktual të reformës së vitit 2014, duke e cilësuar Vlorën si një shembull të dështimeve të saj.

Sipas Boçit, reforma e re duhet të ndërtohet me konsensus politik, përndryshe do të humbte efektin e saj. “Territori nuk lexohet në Parlament, por në terren, ku mungojnë shërbimet. Ka bashki që mezi paguajnë pagat dhe janë të diskriminuara në shpërndarjen e fondeve”, deklaroi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)