Arrestohet nipi i Totò Riina-s në Corleone, Cosa Nostra funksionon ende si “mafie rurale”

Hetimet e Prokurorisë së Palermos sugjerojnë se Grizzaffi mund të ketë marrë drejtimin e zonës së Corleones, duke trashëguar ndikimin nga figura të njohura të mafias si Riina dhe Bernardo Provenzano.

05.05.2026. 22:52

Arrestohet nipi i Totò Riina-s në Corleone, Cosa Nostra funksionon ende si “mafie rurale”

Një operacion i autoriteteve italiane ka çuar në arrestimin e nipit të ish-bosit famëkeq të mafias, Totò Riina, në provincën e Corleone-s. Sipas mediave italiane dhe prokurorisë antimafia, në pranga ka përfunduar 60-vjeçari Mario Grizzaffi, nipi i bosit nga ana e së motrës. Ai dyshohet se ka pasur rol drejtues në strukturat lokale të Cosa Nostra.

Bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, ndërsa disa të dyshuar të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Hetimet e Prokurorisë së Palermos sugjerojnë se Grizzaffi mund të ketë marrë drejtimin e zonës së Corleones, duke trashëguar ndikimin nga figura të njohura të mafias si Riina dhe Bernardo Provenzano.

Sipas akuzës, grupi ka përdorur metoda intimidimi për të ruajtur kontrollin në territor, duke përfshirë vjedhje, dëmtime dhe djegie të mjeteve bujqësore, si dhe presion ndaj fermerëve për përfitime ekonomike. Prokurorët theksojnë se në disa raste fermerët kërkonin miratim përpara se të blinin toka, një praktikë që sipas tyre tregon vazhdimësinë e ndikimit mafioz në zonë.

Foto ilustruese

Autoritetet e konsiderojnë këtë rast si dëshmi se një formë e ashtuquajtur “mafie rurale” vijon të jetë aktive, duke ruajtur modele të vjetra kontrolli në territoret bujqësore të Sicilisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)