Qëllohet me armë në zyrë vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Turqinë, pasi vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, është plagosur rëndë në një sulm të ndodhur brenda zyrës së tij.

06.05.2026. 13:04

Qëllohet me armë në zyrë vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Turqinw, pasi vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, është plagosur rëndë në një sulm të ndodhur brenda zyrës së tij.

Sipas mediave turke, Aydin Cavusoglu është qëlluar me armë në rrethana ende të paqarta, ndërsa menjëherë pas ngjarjes është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Mësohet se ai ndodhet në gjendje kritike në repartin e kujdesit intensiv.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Turqi për shkak të lidhjes familjare të viktimës me ish-kryediplomatin turk. Raportohet se Mevlüt Çavuşoğlu ndodhej jashtë vendit në momentin e atentatit dhe është njoftuar menjëherë për sulmin ndaj vëllait të tij.

Sipas gazetës turke Sözcü, plagosja ka ndodhur brenda ambientit të punës së Aydin Cavusoglu, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të sulmit.

Deri tani, policia turke nuk ka dhënë detaje zyrtare mbi shkaqet e atentatit, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)