Një anije franceze raportohet se është goditur në Ngushticën e Hormuzit, por autoritetet në Paris ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht incidentin. Sipas mediave, bëhet fjalë për anijen transportuese të kontejnerëve “San Antonio”, e cila dyshohet se është sulmuar gjatë lundrimit në këtë zonë strategjike. Momentalisht raportohet edhe për të plagosur mes ekuipazhit.
Qeveria franceze, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ka deklaruar se për momentin nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të dhënë një reagim zyrtar. “Do të komunikojmë kur të kemi elemente konkrete”, është shprehur një burim nga ministria për gazetarët.
Deri tani, konfirmimi i vetëm vjen nga kompania “CMA CGM”, pronare e anijes, e cila megjithatë lundron nën flamurin e Maltës. Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë dhe shpesh është në qendër të tensioneve ndërkombëtare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)