Kreu i PD Sali Berisha ka kujtuar ditën e lindjes së Heroit Kombëtar Skënderbeu për të dhënë mesazhin e tij për protestën e radhës të PD-së. Të frymëzohemi nga Skënderbeu tha ai për të vijuar betejën.
"Prandaj dhe nderimi i Skënderbeut për çdo shqiptar të vërtetë është detyrim. Ka edhe detyrime dhe përgjegjësi. Miq, po ta përmbledhim me dy fjalë amanetin e prijësit tonë të pavdekshëm, ai është ky për shqiptarin: kurrë mos u dorëzo! Ky është frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar. Ndaj dhe të vazhdojmë ne këtë betejë kundër këtij pushtuesi të egër që ka vendosur mbi shqiptarët një sistem shfrytëzimi kolonial duke vjedhur pasuritë e tyre, duke vjedhur fondet e tyre, duke poshtëruar gjysmën e kombit.
T’i japim përgjigjen që meriton. Çfarë ishte Skënderbeu? Mbrojtësi i qytetërimit perëndimor. Po të lexoni raportin e djeshëm në Parlamentin Europian, Ballabani duket lule në krahasim me Edi Ramën me atë që i ka bërë Shqipërisë, me largimin që po i bën nga BE.
E gjitha kjo për vjedhjet që ka bërë. Ato që keni dëgjuar për Lubinë, ato janë të gjitha të tijat në radhë të parë. Ndaj dhe të frymëzuar nga prijësi ynë i përjetshëm, të vazhdojmë këtë betejë gjer në çlirimin e plotë, gjer në shpëtimin e plotë të Shqipërisë, gjersa të bëjmë qytetarët shqiptarë të liri ashtu si prijësi i tyre i përjetshëm i tyre, Skënderbeu. Lavdi Skënderbeut, veprës së pavdekshme të tij. Lavdi krutanëve dhe krutaneve që shkruan faqet më të ndritura të historisë kombëtare nën udhëheqjen e tij dhe që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të përpjekjeve të opozitës për liri, për dinjitet, për votën e lirë, për të ardhmen e shqiptarëve në Europë", tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)