Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Parlamentit Europian. Ai e ka cilësuar si një konfirmim të shqetësimeve të opozitës për procesin zgjedhor në Shqipëri.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi tha se raporti evidenton se zgjedhjet e 11 majit ishin një “farsë”, ndërsa shtoi se mbrojtja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku përbën “një njollë turpi”. Sipas demokratit, dokumenti i Parlamentit Europian thekson nevojën për luftë reale ndaj korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme si kusht për rrugën europiane të Shqipërisë.
“Dje Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian konfirmoi edhe njëherë se rruga europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Detyra e të gjithë klasës politike shqiptare është të dëgjojmë zërin e miqve tanë ndërkombëtarë. Është koha për një qeverisje të përgjegjshme dhe europiane në Shqipëri”, u shpreh Bardhi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)