Elseid Hysaj drejt largimit nga Lazio, organizon drekë lamtumire me skuadrën

Ideja për këtë takim ka ardhur nga vetë mbrojtësi shqiptar, i cili ka dashur të përshëndetet me shokët e ekipit përpara përfundimit të kontratës së tij, më 30 qershor.

06.05.2026. 14:34

Elseid Hysaj drejt largimit nga Lazio, organizon drekë lamtumire me skuadrën

Elseid Hysaj po përgatitet t’i japë fund aventurës së tij te Lazio. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka kontratë deri më 30 qershor 2026. Klubi dhe 32-vjeçari nuk kanë dhënë sinjale për vazhdimin e bashkëpunimit, duke bërë që në përfundim të akordit ai të largohet si lojtar i lirë.

Sipas raportimeve të “Radio Laziale”, në qendrën stërvitore të Formello-s po planifikohet një drekë e veçantë me të gjithë skuadrën, në një atmosferë të thjeshtë dhe miqësore. Synimi është që të forcohet fryma e grupit në këtë fazë të fundit të sezonit dhe për të mbajtur unitetin për ndeshjet e mbetura në kampionat dhe finalen e Kupës së Italisë.

Gjithmonë sipas të njëjtave burime, ideja për këtë takim lamtumire ka ardhur nga vetë Hysaj, i cili ka dashur të përshëndetet me shokët e ekipit përpara përfundimit të kontratës së tij. Nga 1 korriku, futbollisti shkodran do të jetë zyrtarisht lojtar i lirë, duke mbyllur kështu një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij në klubin bardhekaltër, ku ka luajtur prej vitit 2021.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)