"S'jemi bërë pengesë për drejtësinë", Koçiu për çështjen "Balluku": Opozita nuk ia doli të na njollosë

Zv.kryeministrja Albana Koçiu e pyetur nga gazetarët nëse çështja Balluku pengoi drejtësinë, tha se vetë miratimi i raportit të IBAR tregoi se qeveria nuk është bërë pengesë.

28.05.2026. 12:00

"Qëndrimin ka qenë i qartë. Ky qëndrim nuk ka penguar dhe as pengon BE dhe negociatat. Vendimmarrja e fundit e tregon më së miri se qeveria shqiptare, institucionet, por dhe PS në Kuvend, ka zhvilluar dhe vijon të diskutojë në qasje konstruktive dhe vijon të dialogojë. Këto vendimmarrje nuk e kanë cënuar drejtësinë shqiptare dhe nuk vihet në pikëpyetje raporti i saj me drejtësinë. Këto janë aludime të opozitës dhe atyre që e njollosin dhe përbaltin Shqipërinë përditë, por nuk ia dolën sot. Por ne jemi këtu për të diskutuar sot për të mbyllur kapitujt brenda kësaj dekade. Ne bëjmë detyrat, me përkushtim dhe me seriozitet. Nuk është e thjeshtë, por është një punë e jashtëzakonshme e administratës publike. Raporti i IBAR do të duhet të lexohet i qartë, siç është shkruar. Mirë do të ishte që mos të bënim interpretime të gabuara", tha ajo.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)