I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 22 h më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Artan Tafani, i penduari i drejtësisë ka nisur të dëshmojë në procesi penal ndaj kreut të Bandës, Laert Haxhiu. Mes të tjerash ai ka folur dhe për tritolin që iu vendos biznesit të artistit të njohur, Noizy, dëshmi që e ka dhënë dhe më herët në procesin e gjykimit të të pandehurve të tjerë.
Artan Tafani, i penduari i drejtësisë ka nisur të dëshmojë në procesi penal ndaj kreut të Bandës, Laert Haxhiu.
Mes të tjerash ai ka folur dhe për tritolin që iu vendos biznesit të artistit të njohur, Noizy, dëshmi që e ka dhënë dhe më herët në procesin e gjykimit të të pandehurve të tjerë.
Një ditë më parë në procesin ndaj vetë Tafanit ishte babai dhe motra e Noizy-t, Bashkim dhe Anisa Rajku. I ati i artistit tha se ditën e vendosjes së eksplozivit kanë qenë në gjumë, teksa nuk e di konfliktet që mund të ketë pasur i biri.
Në sallën e gjyqit ishte e pranishme edhe motra e reperit, ndërsa vetë Noizy nuk u paraqit për të dëshmuar. Për të do të përsëritet fletëthirrja, ndërsa në seancën e planifikuar më 28 maj pritet të thirren edhe dëshmitarë të tjerë, mes tyre edhe reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio.
Gjatë dëshmisë së tij, Bashkim Rajku rrëfeu momentet e natës së shpërthimit, duke deklaruar se familja ndodhej në banesë kur dëgjuan zhurmën e fortë nga kati i parë i pallatit, ku ndodhej lokali.
“Ngjarja ka ndodhur para 4 vitesh në 2022. Unë në ato momente kam qenë në gjumë. Kemi gjetur lokalin të shkatërruar. Banesën e kam në të njëjtin objekt, e kemi dëgjuar zhurmën. Kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i mbyllur lokali. Administratorja e dyqanit të rrobave është vajza ime, nuk ka qenë aty. Djali im është muzikant. Kur ka ndodhur ngjarja nuk e mbaj mend ku ka qenë. Djali jeton në banesë tjetër, aty afër, në të njëjtin pallat”, dëshmoi ai.
Rajku tregoi se pasi dëgjoi shpërthimin, zbriti menjëherë poshtë dhe pa dëmet e shkaktuara nga eksplozivi.
“Zbritëm kur dëgjuam zhurmën. Kur zbrita poshtë, nuk e di nëse ka zbritur njeri tjetër. Pashë xhamat e thyer, prishur gjithçka. Lokali 100 metër katror, në kat të parë të pallatit. Roje s’ka pasur. Ne nuk dimë asgjë me çfarë lidhej ngjarja. Nuk e njoh as nuk e di autorin. S’kemi pasur probleme me askënd”, u shpreh ai.
I pyetur nga prokurori për marrëdhënien mes djalit të tij dhe reperit Cllevio, Bashkim Rajku pranoi se kishte pasur mosmarrëveshje të vogla mes tyre, të lidhura me konkurrencën në muzikë, por mohoi të ketë pasur konflikt fizik.
“Djali artist është, ku di gjë unë… Konflikt të madh nuk kemi, por çështje xhelozie… Ka pasur fërkime, çështje xhelozie me djalin tim. Më duket se nga Lushnja është. Për punë muzike, edhe ai është këngëtar. Nuk di të ketë pasur konflikt fizik mes tyre”, deklaroi babai i Noizyt.
Në fjalën e tij në Kuvend për rezolutën për integrimin në BE, socialisti Fatmir Xhafaj tha se negociatat mund t’i hapë një qeveri, kapitujt mund t’i negociojë një shumicë, por në BE hyn Shqipëria.
13:48 1 min më parë14.05.2026.
Autori
Ministrat dhe deputetët socialistë theksuan gjatë debatit për procesin e integrimit në Kuvend, se Shqipëria po hyn në një fazë të re të marrëdhënieve me Brukselin, ndërsa opozita ngriti kritika mbi ritmin e reformave dhe standardet demokratike.
13:32 17 min më parë14.05.2026.
Autori
"Përplasja" mes Ulsi Manjës dhe Niko Peleshit ka sjellë ovacionet e opozitës. Manja ka kërkuar fjalën për replikë ndaj Berishës, por Peleshi nuk e ka lejuar.
12:14 1 h më parë14.05.2026.
Autori
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, Mustafa Saliu, i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, nëpërmjet dhunës, kryer në bashkëpunim.
11:59 1 h më parë14.05.2026.
Autori
Projektrezoluta për integrimin mund të jetë ndër të paktat që është miratuar me konsensusin e të dyja palëve, por për nënkryetaren e Komisionit të Integrimit Albana Vokshi konsensusi është falë kontributit të opozitës.
11:30 2 h më parë14.05.2026.
Autori
IKMT dhe policia e Sarandës bëjnë të ditur se kanë goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në pranga tetë persona. Ndërsa në kërkim është pronarja e objektit për llogari të të cilës po ndërtohej brenda në det.
11:18 2 h më parë14.05.2026.
Autori
Në përfundim të gjykimit, kreu i grupit Luc Melaj u shpall fajtor dhe u dënua me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton uljen e dënimit në 8 vite heqje lirie.
11:07 2 h më parë14.05.2026.
Autori
Opozita në Kuvend ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë për mocion me debat për raportin e Komisionit Europian për Integrimin. Gazment Bardhi tha se Rama në këtë sesion në Kuvend ka ardhur vetëm dy herë, duke e quajtur "kryeministër karton".
11:00 2 h më parë14.05.2026.
Autori
Ish ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha janë përplasur sërish në Kuvend.
10:51 2 h më parë14.05.2026.
Autori
Komente (0)