Xhafaj: Integrimi në BE nuk është betejë e vogël politike e ditës

Në fjalën e tij në Kuvend për rezolutën për integrimin në BE, socialisti Fatmir Xhafaj tha se negociatat mund t’i hapë një qeveri, kapitujt mund t’i negociojë një shumicë, por në BE hyn Shqipëria.

14.05.2026. 13:48

“BE nuk na vlerëson vetë për numrin dhe cilësinë e ligjeve që miratojmë, por edhe për funksionimin real të demokracisë, kuluturën tonë institucionale, aftësinë tonë për dialog dhe seriozitetin e institucioneve. Është një gjë pozitive dakordësia për këtë rezolutë të përbashkët, sepse ne nuk kemi të drejtë ta trajtojmë këtë proces si betejë të vogël të politikës së ditës”, tha ai.

Xhafaj shtoi se nuk duhet të deligjitimohet orientimi strategjik i vendit.

"Në fund të fundit, negociatat mund ti hapë një qeveri, kapitujt mund ti negociojë një shumicë, por në BE hyn Shqipëria. Le të debatojmë fort për përgjegjësitë, por  të mos deligjitimojmë orientimin strategjik të vendit. Integrimi Evropian, Shqipëria Evropiane është një projekt shprese kombëtare. Është përpjekja e një kombi për të jetuar me dinjitet evropian në familjen evropiane", vijoi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)