Studentët u helmuan nga makaronat, AKU: Rezultuan me Escherichia Coli, pezullohet aktiviteti i kompanisë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë publike analizat e dala nga mostrat e ushqimeve që kishin konsumuar studentët e Akademisë së Sigurisë.

14.05.2026. 14:06

Studentët u helmuan nga makaronat, AKU: Rezultuan me Escherichia Coli, pezullohet aktiviteti i kompanisë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë publike analizat e dala nga mostrat e ushqimeve që kishin konsumuar studentët e Akademisë së Sigurisë.

Sipas analizave të bëra nga ISUV, makaronat kanë rezultuar jokonform për ngarkesë mbi norme Escherichia.Coli dhe B staphylocoçus koagulaze pozitive, mostër kjo e kampionuar në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk.

Sakaq, është pezulluar dhe aktiviteti i kompanisë, e cila furnizon një sërë institucionesh.

NJOFTIMI I AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të informimit publik dhe transparencës bën me dije, se referuar çështjes për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk, nga AKU janë kampionuar nëntë mostra (lëndë të para dhe produkte të gatshme).

Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë, në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku është kryer prodhimi i këtyre produkteve, referuar  konstatimeve  të  institucioneve shëndetësore, mbi raportin përfundimtar të hetimit epidemiologjik për rezultatet jokonforme për tregues të higjenës, evidentuar në kampionët në ruajtje si dhe në disa prej pajisjeve të punës,

AKU mori masa për ndërprerjen e aktivitetit të subjektit SORI-AL edhe në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura.

Gjithashtu u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare.

Subjektit iu la detyrë marrja e masave për kryerjen e procedurës së asgjësimit referuar produktit të bllokuar rezultuar jo konform.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)