"Rama të mos flasë serbisht"/ Rezoluta për integrimin, Vokshi: Konsensusi, kontribut i opozitës

Projektrezoluta për integrimin mund të jetë ndër të paktat që është miratuar me konsensusin e të dyja palëve, por për nënkryetaren e Komisionit të Integrimit Albana Vokshi konsensusi është falë kontributit të opozitës.

14.05.2026. 11:30

"Kjo rezolutë është mbi 90 për qind kontribut i opozitës. Ja çdo të thotë kur opozita nuk përjashtohet, kur opozita nuk refuzohet, kur lejohet të marrë pjesë në procese dhe sigurisht dhe rezultati, produkti kur opozitës i jepet vendi, i merret mendimi, i lejohet kontributi dhe arrihet në rezoluta që unë i gjykoj që janë në formë shumë serioze dhe përmendin të gjitha problematikat të cilat në fakt raporti vjetor i Këshillit të Ministrave nuk i prek. Unë mendoj se kjo është arritja e rezolutës. Ne kemi dalë përtej raportit që ka sjellë Këshilli i Ministravë që nuk jep asnjë përgjigje për asnjë çështje, asnjë shqetësim të të gjitha raporteve ndërkombëtare", tha Vokshi.

Ajo tha se Rama duhet të ishte sot në Kuvend për këtë proces të rëndësishëm. "Edi Rama duhet nuk duhet të flasë serbisht, po shqip, duhet të ishte sot këtu. Të japë përgjigje pse Shqipëria sot është më keq se Mali i Zi dhe Mal i Zi do të hyjë shumë më parë se Shqipëria në familjen europiane", vijoi ajo. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)