Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon rikthimin në detyrë pas pezullimit

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon rikthimin në funksionet publike, ndërsa përballet me akuza për shkelje të barazisë në tendera.

14.05.2026. 10:43

Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon rikthimin në detyrë pas pezullimit

Belinda Balluku i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për të kundërshtuar masën e pezullimit nga detyra, në një kohë kur ndaj saj vijojnë hetimet për çështje që lidhen me procedura tenderimi me vlera miliona euro.

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon rikthimin në funksionet publike, ndërsa përballet me akuza për shkelje të barazisë në tendera.

Balluku u mor e pandehur nga SPAK më 20 nëntor 2025 për dosjen e Tunelit të Llogarasë, ndërsa më pas hetimet u zgjeruan edhe mbi disa lote të Unazës së Tiranës, si dhe tenderë të tjerë të rëndësishëm, përfshirë koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.

Pezullimi i saj nga detyra u vendos në kuadër të hetimeve, ndërsa katër muaj pas marrjes së statusit të të pandehurës, kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e saj nga postet qeveritare gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar socialist.

Belinda Balluku mbajti që prej vitit 2019 postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa në vitin 2022 mori edhe detyrën e zëvendëskryeministres.

Në zhvillimet e mëvonshme, pas një padie të paraqitur nga kryeministri Rama, Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin e Ballukut në detyrën e zëvendëskryeministres. Ndërkohë, më 16 dhjetor, SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e saj, duke paraqitur elementë të rinj hetimorë që lidhen me shtatë lote të Unazës së Tiranës dhe tre procedura të tjera tenderimi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)