I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 20 h më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në përfundim të gjykimit, kreu i grupit Luc Melaj u shpall fajtor dhe u dënua me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton uljen e dënimit në 8 vite heqje lirie.
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për një grup kriminal që organizonte kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt SHBA-ve kundrejt shumave deri në 45 mijë dollarë për person. Sipas SPAK, grupi kishte ngritur një skemë të mirëorganizuar trafiku, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe itinerarin Shqipëri–Spanjë–Meksikë–SHBA për të futur ilegalisht emigrantë në territorin amerikan.
Në përfundim të gjykimit, kreu i grupit Luc Melaj u shpall fajtor për veprat penale “grup i strukturuar kriminal”, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, falsifikim dokumentesh, “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe armëmbajtje pa leje. Ai u dënua me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton uljen e dënimit në 8 vite heqje lirie.
Po ashtu, Emanuel Melaj u dënua me 6 vite burg, dënim që u reduktua në 4 vite përmes gjykimit të shkurtuar. Ndërsa Gëzim Camaj mori 4 vite burg, të cilat u konvertuan në 3 vite shërbim prove.
Sipas hetimeve të SPAK, grupi kriminal ka ndihmuar të paktën 25 shtetas shqiptarë të hyjnë ilegalisht në SHBA. Personat e trafikuar ishin kryesisht nga Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha dhe Tropoja, shumica me familjarë që jetonin në Amerikë.
Hetimet zbuluan se Luc Melaj dhe Gëzim Camaj siguronin kalimin e qytetarëve në hyrje-daljet drejt Malit të Zi përmes dokumenteve të falsifikuara, kryesisht franceze dhe për çdo person që dërgohej drejt SHBA-së, grupi përfitonte nga 40 deri në 45 mijë dollarë.
Përveç dënimeve me burg, GJKKO vendosi edhe konfiskimin e dy automjeteve dhe të një shume prej 1.7 milionë lekësh, të konsideruara si pasuri të përfituara nga aktiviteti kriminal.
NJOFTIMI I SPAK:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 135 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Luc Melaj, Gëzim Camaj dhe Emanuel Melaj”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Besmir Stroka, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 40, datë 13.05.2026 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve për qëllime përfitime” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 298/2, 28/4 dhe në zbatim të nenit 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
1.1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë atë të grupit kriminal dhe në bazë të neneve 189/1, 28/4 dhe në zbatim të nenit 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
1.2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
1.3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” në bazë të nenit 298/3 të Kodit Penal dënimin e tij 7 (shtatë) vjet burg.
1.4.Pushimin e akuzës për të pandehurin Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në bazë të nenit 245/1 paragrafi i tretë i Kodit Penal, në lidhje me episodin e datës 27.02.2023 për shkak të aplikimit të ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”.
1.5.Pushimin e akuzës për të pandehurin Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në bazë të nenit 245/1 paragrafi i tretë i Kodit Penal në lidhje me episodin e datës 10.10.2023 për shkak të aplikimit të ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”.
1.6.Deklarimin fajtor të të pandehurit Luc Melaj për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodit penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
1.7 Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55/1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Luc Melaj, me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
1.8 Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
1.9 Vuajtja e dënimit të fillojë nga data e ndalimit të tij datë 22.07.2024 dhe të bëhet në një burg të sigurisë së lartë.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Emanuel Melaj për kryerjen e veprës penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Luc Melaj dhe në bazë të nenit 298/3 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim;
2.1. Në zbatim të nenit 406 të Kodit Penal dënimin e tij përfundimtar me 4 (katër) vjet burgim.
2.2.Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Emanuel Melaj për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës që mbulon vendbanimin e tij.
2.3.Në bazë të nenit 60/9 të Kodit Penal i pandehuri urdhërohet të mos shoqërohet me persona të dënuar për veprat penale të njëjta, përjashtuar babain e tij.
2.4.Në zbatim të nenit 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 199, datë 16.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Camaj për kryerjen e veprës penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë (në gjashtë raste), në një rast në bashkëpunim me të pandehurin Luc Melaj dhe në bazë të nenit 298/3 të Kodit Penal dënimin e tij 6 (gjashtë) vjet burgim.
3.1.Pushimin e akuzës për të pandehurin Gëzim Camaj për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i tretë i Kodit Penal në lidhje me episodin e datës 13.12.2022 për shkak të aplikimit të ligjit nr. 33/2024 “Për dhëmie amnistie”.
3.2.Aplikimin e nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dhe dënimin e tij përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim.
3.3.Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Gëzim Camaj për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës që mbulon vendbanimin e tij.
3.4.Në bazë të nenit 60/9 të Kodit Penal i pandehuri urdhërohet të mos shoqërohet me persona të dënuar për veprat penale të njëjta.
3.5.Në zbatim të nenit 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 469, datë 17.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
4. Pasi vendimi të marrë formë të prerë, në bazë të nenit 190/1, gërma “ç” të K.Pr.Penale dhe nenit 36/1, gërma “a” të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale të sekuestruara dhe konkretisht: a) 625.000 mijë lekë (gjashtëqind e njëzet e pesëmijë) lekë, 8125 (tetëmijë e njëqind e njëzet e pesë) euro, 3.060 (tremijë e gjashtëdhjetë) dollarë Amerikan dhe 240 (dyqind e dyzet) dollar kanadez CAD, sekuestruar të pandehurit Luc Melaj. b) Automjet e sekuestruara të pandehurit Luc Melaj në pronësi të tij, si më poshtë:
Automjet i markes Mercedes Benz me gri me numër shasie ****. **** me targa **** së bashku me çelësin e tij lënë në ruajtje pranë Drejtorisë së Forcave Operacionale të Policisë.
Automjet i markes Volkswagen model Touran me ngjyrë kafe me numër shasie **** me targa **** së bashku me çelësin e tij, lënë në ruajtje pranë Drejtorisë së Forcave Operacionale të Policisë. c) Aparate telefoni që i’u përkasin të pandehurve Luc Melaj, Emanuel Melaj dhe Gëzim Camaj si më poshtë:
Një aparat celular i markës Iphone 12 Pro, me ngjyrë blu, me nr. IMEI ****, me nr. celulari në brendësi ****, me kod hapje ****.
Një aparat celular gri me butona i markës Nokia, në gjendje të fikur. · Një aparat celular i markës Iphone 13 Pro Max me ngjyrë bojëqielli, me nr. IMEI ****, me nr. celulari në brendësi **** që i përket shtetasit Emanuel Melaj.
Një aparat celular i markës Nokia, me ngjyrë të zezë, në gjendje të fikur. Një aparat celular i markës Iphone 8 plus me ngjyrë të zezë, me nr. IMEI ****, me kod hapje ****, me nr. celulari në brendësi në aplikacionin Whatsapp ****, në aplikacionin Telegram me numër ****, si dhe në aplikacion Viber të njëjtin numër si në aplikacionin Whatsapp.
Një aparat celular i markës Iphone 8 Plus me ngjyrë të zezë, me nr. IMEI ****, me kod hapje ****, me nr. celulari në brendësi në aplikacionin Whatsapp ****.
Një aparat celular i markës Samsung A15 me nr. IMEI 1 ****, IMEI 2 ****, me nr. celulari në brendësi ****.
Një aparat celular i markës Samsung, me cover (mbështjellës) transparent në gjendje të fikur, për të cilin shtetasi Emanuel Melaj deklaron se i përket nënës së tij po nuk e përdor prej kohësh
Aparat celular Samsung Galaxy A20 me IMEI ****, me kapak ngjyre e zezë, me tac, në gjendje i ndezur me kod në formën e 7 (shtatës), ku në të ka numrin e telefonit **** sekuestruar të pandehurit Gëzim Camaj; të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit, referuar nenit 190/1, gërma “a” të K.Pr.Penale.
- 21 (njëzet e një) fishekë të kalibrave të ndryshëm lënë në ruajtje pranë Drejtorisë Vendore Shkodër sekuestruar të pandehurit Luc Melaj, në bazë të nenit 190/1, gërma “b” të K.Pr.Penale, si sende të ndaluara në qarkullimi, t’i kalojnë entit përkatës.
- Në bazë të nenit 190/1, gërma “a” të Kodit të Procedurës Penale; a) Kthimin e sendeve, të pandehurit Luc Melaj si më poshtë: 1 (një) copë kartë me mbishkrimin “****”.
1 (një) copë letër me mbishkrimet në shkrim dore, “****” datë 19.07.2024, si dhe “*****”, si dhe disa shkrime të tjera.
1 (një) copë letër A4 me mbishkrimin “****”. Boarding pass (bileta udhëtimi) në emër të shtetases A.S si dhe G.I.
Printime biletash udhëtimi në emër të shtetasit A.K si dhe dokumente të tjerë udhëtimi. · Mandate bankare si dhe urdhër pagesash. Mandate bankare të bankës BKT.
Formulare urdhër transfertash. b) Kthimin e sendeve të mëposhtme shtetasit E.Gj: 1. 1 telefon celular marka Samsung J5 me ngjyrë gold në gjendje të ndezur pa kod hapje, me nr. Telefoni **** brenda dhe numër IMEI1 **** dhe IMEI 2 ****.
2. 1 cd me mbishkrimin Verbatim 700MB 8 min me materiale brenda të kopjuara nga kompjuteri Think Center IPV4 addres ****. c) Kthimin e sendeve të mëposhtme shtetasit N.H: 1. 1 aparat celular i markës IPHONE me nr. IMEI **** me kod hapje **** brenda të cilit ndodhet nr. i tel ****.
2. 1 USB me mbishkrimin San DISK 32 GB brenda të cilit ndodhen materiale nga PC e zyrës në folderat PC, PC2, PC3.
Në lidhje me sendet e sekuestruara gjatë kontrollit të pandehurve Tonin Melaj dhe Bashkim Cokaj, ato t’i bashkohen fashikullit të ndarë të gjykimit. Sendet janë si më poshtë: I pandehuri Tonin Melaj.
1. Aparatet celular Iphone Xs me numër IMEI: ****, IMEI2: **** Iphone me kod hapje ****. (Ekspertuar)
2. Aparati celular Samsung Galaxy A30s me IMEI 1: ****, IMEI 2: ****. Iphone me kod hapje **** ndërsa Samsung me kod hapje ****. (Ekspertuar) I pandehuri Bashkim Çokaj.
1. 1 (një) telefon celular i markës Samsung A12, me ngjyrë blu dhe me Cover gome të zi, pa kod hapje dhe pa PIN karte, me nr. IMEI (1) **** dhe IMEI (2) ****, me numër telefoni celular në brendësi ****. (Ekspertuar) 5. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, i’u ngarkohen të pandehurve solidarisht.
6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
"Përplasja" mes Ulsi Manjës dhe Niko Peleshit ka sjellë ovacionet e opozitës. Manja ka kërkuar fjalën për replikë ndaj Berishës, por Peleshi nuk e ka lejuar.
12:14 17 min më parë14.05.2026.
Autori
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, Mustafa Saliu, i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, nëpërmjet dhunës, kryer në bashkëpunim.
11:59 32 min më parë14.05.2026.
Autori
Artan Tafani, i penduari i drejtësisë ka nisur të dëshmojë në procesi penal ndaj kreut të Bandës, Laert Haxhiu. Mes të tjerash ai ka folur dhe për tritolin që iu vendos biznesit të artistit të njohur, Noizy, dëshmi që e ka dhënë dhe më herët në procesin e gjykimit të të pandehurve të tjerë.
11:43 48 min më parë14.05.2026.
Autori
Projektrezoluta për integrimin mund të jetë ndër të paktat që është miratuar me konsensusin e të dyja palëve, por për nënkryetaren e Komisionit të Integrimit Albana Vokshi konsensusi është falë kontributit të opozitës.
11:30 1 h më parë14.05.2026.
Autori
IKMT dhe policia e Sarandës bëjnë të ditur se kanë goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në pranga tetë persona. Ndërsa në kërkim është pronarja e objektit për llogari të të cilës po ndërtohej brenda në det.
11:18 1 h më parë14.05.2026.
Autori
Opozita në Kuvend ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë për mocion me debat për raportin e Komisionit Europian për Integrimin. Gazment Bardhi tha se Rama në këtë sesion në Kuvend ka ardhur vetëm dy herë, duke e quajtur "kryeministër karton".
11:00 1 h më parë14.05.2026.
Autori
Ish ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha janë përplasur sërish në Kuvend.
10:51 1 h më parë14.05.2026.
Autori
Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se po e përdor procesin e integrimit për qëllime politike dhe se po shmang transparencën ndaj qytetarëve.
10:47 1 h më parë14.05.2026.
Autori
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon rikthimin në funksionet publike, ndërsa përballet me akuza për shkelje të barazisë në tendera.
10:43 1 h më parë14.05.2026.
Autori
Komente (0)