Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Athinë teksa tentuan të vidhnin një dyqan celularësh duke plagosur pronarin pakistanez
Sipas medias greke të arrestuarit janë Jerasimo Kurkuti, 31 vjeç dhe Adi Beqiri, 21 vjeç. Në kërkim janë shpallur dhe dy shqiptarë të tjeër, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Sakaq, krahas ngjarjes hetimet janë zgjeruar edhe nëse këta persona janë autorë të vjedhjeve të tjera.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në rrugën "Patision" të Athinës rreth orës 18.30. Njëri prej tyre plagosi në këmbë pronarin e më pas u largua me një automjet bashkë me disa shqiptarë të tjerë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)