Plagosja me armë e 34 vjeçarit, identifikohet autori, në kërkim dhe dy persona të tjerë

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 persona për plagosjen e 34 vjeçarit Juxhin Hamajezi, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë.

28.05.2026. 10:50

Plagosja me armë e 34 vjeçarit, identifikohet autori, në kërkim dhe dy persona të tjerë

Policia e Tiranës ka mundur të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorët e plagosjes me armë zjarri të 34 vjeçarit Juxhin Hamajezi, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë.

Pas hetimeve në vendngjarje, policia ka identifikuar shtetasin Klodian Kallo 31 vjeç si autor kryesor të kësaj ngjarje, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, shtetasit Gjergji Lleshi  36 vjeç dhe Lulzim Mejdani 45 vjeç.

Shtetasi Juxhin Hamajezi, u paraqit dy ditë më parë në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku, sipas hetimeve të para, është regjistruar një përplasje e momentit mes të plagosurit dhe autorëve, e cila ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Juxhin Hamajezi rezulton një emër i njohur për policinë. Ai i ka mbijetuar më herët një atentati me armë zjarri në zonën e Kinostudios në vitin 2018 dhe ka qenë i arrestuar në lidhje me një rast të trafikimit të klandestinëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)