Rama prezanton ADS: Shteti nuk do të jetë më peng i privatëve. Nuk po e falim tokën në Zvërnec
Transformimi digjital i administratës shqiptare hyn në një fazë të re. Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të premte shoqërinë e re shtetërore “Albanian Digital Solution”.
Transformimi digjital i administratës shqiptare hyn në një fazë të re. Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të premte shoqërinë e re shtetërore “Albanian Digital Solution”, një kompani që synon të marrë një rol kyç në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve digjitale të institucioneve publike, duke reduktuar varësinë nga kompanitë private.
Gjatë prezantimit, Rama e cilësoi krijimin e ADS si një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e qeverisjes elektronike në Shqipëri, duke vlerësuar punën e deritanishme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
“Është një ditë e shënuar në rrugën e revolucionit digjital. AKSHI është një histori e jashtëzakonshme suksesi që ka nisur me një grusht shërbimesh dhe sot ka arritur në mbi 1200 shërbime publike online dhe më shumë se 3 milionë përdorues”, u shpreh Rama.
Sipas tij, rritja e vazhdueshme e sistemeve elektronike ka sjellë nevojën për një strukturë të re që të merret me aspektin operacional, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e platformave shtetërore.
Kryeministri theksoi se ADS do të jetë një kompani 100 për qind shtetërore, me synimin për t’u kthyer në një qendër tërheqëse për profesionistët më të mirë të teknologjisë së informacionit.
“Po krijojmë një kompani që do të zhvillojë sisteme pa qenë e nevojshme që shteti t’i drejtohet gjithmonë sektorit privat. Ambicia është që ADS të bëhet kompania publike më e suksesshme në fushën e zhvillimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve dixhitale, me kapacitet për të ofruar pagat më të larta në treg dhe për të tërhequr talentet më të mira”, deklaroi Rama.
Ai shtoi se kompania do të garantojë vazhdimësinë teknike të sistemeve shtetërore dhe do të shmangë situatat kur institucionet publike mbeten të varura nga operatorët privatë për funksionimin e shërbimeve të tyre.
Kryeministri e krahasoi atë periudhë me zhvillimet e fundit të vendit në raport me Bashkimin Europian, duke theksuar se vendi ynë sot ndodhet në një fazë krejt tjetër dhe më pranë integrimit europian.
Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian, gjatë Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE që u zhvillua në Bruksel.
Me fokusin tek negociatat dhe integrimi europian, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimi Europian.
Gjatë komunikimit me mediat, Rama komentoi edhe debatin mbi projektin në Zvërnec. Ai hodhi poshtë pretendimet se shteti po fal prona publike, duke i cilësuar ato si lajme të pavërteta.
“Zvërneci është një pronë private. Investitorët janë shumë seriozë dhe e kanë blerë pronën nga privatët. Shteti nuk po fal asgjë. Toka e ishullit do të mbetet pronë e shtetit shqiptar”, theksoi kryeministri.
Sipas Ramës, negociatat për pjesën ku shteti ka interes vijojnë ende përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve, e cila është pjesë e projektit.
Në fjalën e tij në konferencë rajonale të vendeve të Ballkanit perëndimor për sigurinë e pronës, kryeministri Edi Rama tha se teknologia na ka sjellë bekim përsa i përket çështjes së pronave.
Nëse Trump vendos përfundimisht të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit, shumica e objektivave të mbetura do të jenë shumë më të vështira për t'u gjetur ose goditur, sipas burimeve të cituara nga NBC.
Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.
Videot që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë skena paniku brenda kabinës së avionit Airbus A320, me pasagjerë që qajnë, luten dhe ngjiten pas vendeve të tyre nga frika.
Një nga krimet më të rënda që tronditi opinionin publik në Greqi ka marrë fund në sallën e gjyqit. Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar Kastriot Cenko, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko.
Në prag të sezonit veror, qeveria shqiptare ka shpallur mbrojtjen nga zjarret si një nga prioritetet kryesore të muajve në vijim, duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj çdo personi që shkakton zjarr me dashje apo nga pakujdesia.
Një operacion i koordinuar i policisë ka çuar në prangosjen e personit të tretë të dyshuar në një rast të rëndë pengmarrjeje dhe dhune të ndodhur në Vlorë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dalë me një sqarim zyrtar, duke theksuar se dokumenti i publikuar për terapinë hormonale nuk përbën një protokoll përfundimtar terapeutik, por një udhëzues orientues për profesionistët e shëndetësisë.
Një vatër e madhe zjarri ka shkaktuar alarm këtë të premte në zonën turistike të Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të masivit me pisha dhe janë afruar pranë bizneseve që operojnë në këtë zonë të frekuentuar nga pushuesit.
Ndërhyrjet janë përqendruar në zona me rëndësi turistike si në Llogara, Filikur dhe Qeparo, me synimin për lirimin e hapësirave dhe frenimin e ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.
Komente (0)