Përvjetori i 35-të i PS-së, Rama nga Korça: Nga dhuna e vitit ’96, te rruga europiane e Shqipërisë
Kryeministri e krahasoi atë periudhë me zhvillimet e fundit të vendit në raport me Bashkimin Europian, duke theksuar se vendi ynë sot ndodhet në një fazë krejt tjetër dhe më pranë integrimit europian.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi qytetin e Korçës për të kujtuar përvjetorin e 35-të të Partisë Socialiste, duke sjellë në vëmendje dy ngjarje të ndodhura në të njëjtën datë, më 26 maj, por që sipas tij simbolizojnë dy realitete krejt të kundërta për Shqipërinë. Në fjalën e mbajtur përpara mbështetësve socialistë, Rama rikujtoi zgjedhjet e vitit 1996, periudhë që ai e cilësoi si një nga momentet më të errëta politike në vend, ku opozita e asaj kohe përballej me presion, dhunë dhe manipulim të procesit zgjedhor.
Shefi i qeverisë tha se socialistët në atë periudhë u goditën nga një pushtet që kishte humbur standardet demokratike dhe përdorte forcën për të mbajtur kontrollin politik. “26 maji i vitit 1996 mbetet një kujtesë e hidhur për mënyrën se si trajtohej opozita në Shqipëri. Ishte një kohë kur përballja politike shoqërohej me dhunë dhe frikë”, deklaroi Rama gjatë aktivitetit në Korçë.
Foto: Edi Rama/Facebook
Ai krahasoi atë periudhë me zhvillimet e fundit të vendit në raport me Bashkimin Europian, duke theksuar se Shqipëria sot ndodhet në një fazë krejt tjetër dhe më pranë integrimit europian. Sipas kryeministrit, data 26 maj tashmë lidhet edhe me arritjet e vendit në procesin drejt Europës, duke shtuar se Shqipëria ka fituar më shumë respekt dhe vlerësim ndërkombëtar.
“Para pak ditëve, pikërisht më 26 maj, Partia Socialiste e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart, në majën që kemi amanet nga të parët tanë, ku gjendet shtëpia e Europës së Bashkuar. Sot ia kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo në botë”, nënvijëzoi Rama. Kryeministri theksoi se rruga europiane mbetet objektivi kryesor i qeverisë dhe se, sipas tij, transformimi i vendit në këto vite është dëshmi e ndryshimeve të mëdha që ka kaluar Shqipëria.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin ka vlerësuar progresin e Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian, gjatë zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në zonë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat u pozicionuan rreth Parlamentit për të kontrolluar situatën teksa përreth institucionit ishin vendosur barrikada metalike.
Nëse Trump vendos përfundimisht të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit, shumica e objektivave të mbetura do të jenë shumë më të vështira për t'u gjetur ose goditur, sipas burimeve të cituara nga NBC.
Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.
Një aksident fatal ka ndodhur këtë të enjte në Darëzezë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit.
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë, duke lënë në fuqi atë të Apelit të GJKKO-së.
Në pamjet e publikuara nga ambientet e gjykatës, Cllevio shihet teksa pyet punonjësit e sigurisë për hyrjen e institucionit, përpara se të futet në sallën ku po zhvillohet seanca gjyqësore. Ai është thirrur për të dëshmuar për vendosjen e tritolit në lokalin në pronësi të familjes së reperit Noizy.
Në GJKKO është shqyrtuar sot verifikimi i masave të sigurisë për të arrestuarit e operacionit të përbashkët të SPAK dhe antimafias së Barit, lidhur me çështjen e pastrimit të parave.
Qeveria shqiptare ka prezantuar programin e ri “Rilindje 2.0”, i cili synon modernizimin e qyteteve përmes investimeve në transportin publik, infrastrukturë urbane dhe zhvillim lokal. Ministri Ervin Demo, bëri të ditur se synohet pajisja e bashkive autobusë elektrikë për transportin publik.
Komente (0)