Como po tenton deri në fund të realizojë një mision të vështirë në merkato: të bindë Real Madridin që të lejojë Nico Paz të qëndrojë edhe një sezon tjetër në Serie A. Drejtuesit e klubit italian kanë nisur negociatat e fundit me presidentin madrilen Florentino Perez për të siguruar vazhdimësinë e talentit argjentinas, i cili konsiderohet një nga lojtarët kyç për projektin ambicioz të Comos në sezonin historik të debutimit në Champions League.
Trajneri Cesc Fabregas foli hapur për të ardhmen e mesfushorit ofensiv, duke përjashtuar kategorikisht një transferim të tij te Interi. “Jam i sigurt që nuk do të shkojë tek Interi. Nëse nuk qëndron me ne, atëherë do të rikthehet te Real Madridi”, deklaroi Fabregas.
Tekniku spanjoll tregoi gjithashtu lidhjen e fortë personale me futbollistin e ditëlindjes 2004, të cilin e konsideron “si një djalë të tijin”. “Për të do të ishte shumë mirë të stërvitej nga një trajner i madh si José Mourinho, por unë shpresoj sinqerisht ta mbaj ende këtu”, shtoi ai.
Fabregas festoi së fundmi suksesin historik të promovimit me skuadrën në një klub nate në Milano. Ndërkohë, drejtuesit e Comos vazhdojnë përpjekjet intensive për të bindur Real Madridin që Nico Paz të mbetet pjesë e projektit edhe për një tjetër sezon.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)