Shitet ishulli në Greqi, kushton gati sa një apartament në Tiranë, por ka një problem serioz

Një ishull privat në Greqi po tërheq vëmendjen e mediave dhe investitorëve në mbarë botën, pasi është nxjerrë në shitje me një çmim që duket i pabesueshëm për një pronë mesdhetare.

Burimi: Daily Mail

28.05.2026. 19:37

Shitet ishulli në Greqi, kushton gati sa një apartament në Tiranë, por ka një problem serioz

Një ishull privat në Greqi po tërheq vëmendjen e mediave dhe investitorëve në mbarë botën, pasi është nxjerrë në shitje me një çmim që duket i pabesueshëm për një pronë mesdhetare. Bëhet fjalë për ishullin Makri, një sipërfaqe prej 243 hektarësh në arkipelagun Echinades, i cili aktualisht kushton vetëm 247 mijë euro, gati sa një apartament 2+1 në Tiranë!

Ishulli ndodhet rreth 4 kilometra larg brigjeve të Greqisë kontinentale dhe rreth 30 kilometra në lindje të Kefalonisë. Me pyje të dendura, kodra të egra dhe më shumë se 7 kilometra vijë bregdetare me ujëra të kristalta, Makri konsiderohet një nga vendet më të paprekura nga turizmi në rajonin e Detit Jon.

Por pas çmimit të ulët fshihet një problem gjigant financiar dhe ligjor. Sipas raportimeve, ishulli është i mbingarkuar me borxhe, hipoteka, konflikte ligjore dhe pretendime tatimore që kapin vlerën mbi 20 milionë eurove. Përveç kësaj, një pjesë e madhe e territorit është shpallur zonë e mbrojtur ekologjike në kuadër të rrjetit europian Natura 2000, gjë që e bën pothuajse të pamundur ndërtimin e resorteve apo ndërtesave të mëdha.

Ekspertët thonë se çdo ndërtim i përhershëm në ishull kërkon dekret presidencial, ndërsa investitorët e huaj përballen me procedura të gjata burokratike dhe leje të shumta. Një broker gjerman që merret prej dekadash me shitjen e ishujve privatë deklaroi se shumë blerës “dorëzohen” pas lejes së tetë që duhet të sigurojnë për të investuar në Greqi.

Pavarësisht vështirësive, Makri vazhdon të shihet si një perlë natyrore unike. Ishulli ka plazhe me rërë të bardhë, pyje dhe mbetje të disa ndërtesave historike, përfshirë një kishëz të vogël dhe një shtëpi të vjetër. Zona përreth lidhet edhe me histori e legjenda të lashta greke, ndërsa ujërat afër ishullit besohet se kanë qenë pjesë e Betejës së Lepantos në vitin 1571.

Aktualisht, ishulli ndodhet në duart e administratorëve të borxheve dhe ankandi zyrtar është planifikuar të mbahet më 13 nëntor 2026. Edhe pse zhvillimi masiv turistik duket pothuajse i pamundur, ekspertët sugjerojnë se Makri mund të përdoret për aktivitete ekologjike, kamping apo turizëm të lehtë natyror.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)