Adoleshenti nxjerr nga lumi një “përbindësh” 65 kilogramë
Një adoleshent vetëm 14-vjeçar ka habitur peshkatarët në Spanjë pasi arriti të kapte një silur gjigant në lumin Ebro, një prej peshqve më të mëdhenj që janë nxjerrë së fundmi nga këto ujëra.
Një adoleshent vetëm 14-vjeçar ka habitur peshkatarët në Spanjë pasi arriti të kapte një peshk gjigant në lumin Ebro, një prej më të mëdhenj që janë nxjerrë së fundmi nga këto ujëra. I riu arriti të nxjerrë nga lumi një “përbindësh” me gjatësi 2.15 metra dhe peshë mbi 65 kilogramë, pas një beteje që zgjati rreth 20 minuta.
Sipas mediave spanjolle, djali kishte dalë për peshkim së bashku me mikun e tij Rubén, ndërsa kishin kaluar gjithë paraditen pranë lumit. Askush nuk e kishte imagjinuar se aventura e tyre do të përfundonte me një kapje kaq të rrallë dhe spektakolare.
Babai i të riut, Jorge Alonso, tregoi se pasioni për peshkimin është trashëguar në familje. Fillimisht, ai ishte mësuar nga gjyshi, ndërsa më pas kishte nisur të praktikonte peshkimin me të atin. Nga peshqit e vegjël dhe troftat, adoleshenti kishte kaluar gradualisht tek silurët, të cilët njihen për madhësinë dhe forcën e tyre të jashtëzakonshme.
Lufta për nxjerrjen e peshkut ishte tepër e vështirë. Për ta larguar nga uji, adoleshentit iu desh të hynte vetë në lumë, ndërsa në ndihmë i erdhën miku i tij dhe disa kalimtarë të rastit. Në momentin që arriti ta nxirrte plotësisht në breg, ai nuk i mbajti dot lotët nga emocionet.
Këta peshq janë kthyer në një prej atraksioneve kryesore të lumit Ebro, ku muajt e fundit janë kapur disa ekzemplarë gjigantë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin ka vlerësuar progresin e Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian, gjatë zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në zonë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat u pozicionuan rreth Parlamentit për të kontrolluar situatën teksa përreth institucionit ishin vendosur barrikada metalike.
Nëse Trump vendos përfundimisht të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit, shumica e objektivave të mbetura do të jenë shumë më të vështira për t'u gjetur ose goditur, sipas burimeve të cituara nga NBC.
Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.
Në plazh nuk munguan momentet e sikletshme dhe debatet, ndërsa disa prindër kërkuan rikthimin e menjëhershëm të tabelës ndarëse për të shmangur “surprizat” në rërë.
I përdorur prej mijëra vitesh nga qytetërime të lashta dhe i konsideruar si një nga produktet më natyrale në botë, Mjalti po rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes së shkencëtarëve dhe konsumatorëve.
Pronar i fermës, Chu Xiaoyong, tregoi se mbeti i surprizuar nga reagimi i jashtëzakonshëm ndaj njoftimit të publikuar në platformën Weibo, i cili arriti rreth 59 milionë shikime dhe mbi 700 aplikime.
Popullsia globale, që aktualisht ka arritur në rreth 8.3 miliardë banorë, mund të përballet me një rënie dramatike brenda katër dekadave të ardhshme, paralajmërojnë shkencëtarët italianë në një studim të ri alarmues.
Jeff Bezos dhe gruaja e tij, Lauren Sanchez, po financojnë Fondin "Bezos Earth" me 34 milionë euro për të zhvilluar pëlhura alternative të biodegradueshme.
Maçu Piçu konsiderohet një nga trashëgimitë më të rëndësishme të qytetërimit Inka dhe çdo vendim për heqjen e statusit do të kishte ndikim të madh në turizëm dhe imazhin ndërkombëtar të Perusë.
Një vend parkimi prej 13 metrash katrorë për një makinë ose motoçikletë kushton 260,000 €. Në zemër të qendrës historike të Romës, vetëm pak hapa nga Piazza Navona, parkimi mund të kushtojë aq sa një apartament në shumë zona të qytetit.
Komente (0)