17-vjeçari që u qëllua në kokë me armë nga shoku ndërron jetë te Trauma

Pas disa ditësh në gjendje kritike për jetën, 17-vjeçari Mateo Likaj ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, pasi ishte plagosur me armë zjarri në kokë në zonën e njohur si kthesa e Kamzës në Tiranë.

28.05.2026. 20:24

Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 maj në banesën e 19-vjeçarit Rigels Sylaj. Sipas hetimeve paraprake, i riu ishte duke u treguar armën shokëve ndërsa konsumonin alkool, kur pa dijeni se pistoleta kishte fishek në fole, ia drejtoi 17-vjeçarit dhe arma u shkrep aksidentalisht.

Mateo Likaj mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi për disa ditë nën kujdes intensiv, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas vdekjes së të miturit, pritet që akuza ndaj Rigels Sylajt të rëndohet nga “plagosje e rëndë me dashje” në një vepër më të rëndë penale.

Në lidhje me rastin, policia arrestoi edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprime që pengonin zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fshehjen e provave.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)