Ndeshja e 3 qershorit në Tiranë, ku Kombëtarja do të presë Izraelin, do të shënojë edhe debutimin e trajnerit Ronaldo Maran në krye të stolit kuqezi. Në prag të miqësores në “Arenën Kombëtare”, Izraeli ka publikuar edhe listën me futbollistët e grumbulluar për këtë test.
E teksa trajneri i Shqipërisë, Maran pritet ta shfrytëzojë ndeshjen për ti dhënë një fizionomi skuadrës, por edhe për të testuar alternativa të ndryshme në kontingjent, në të njëjtën linjë janë edhe kundërshtarët. Përfaqësuesja izraelite e cilëson këtë ndeshje si një mundësi për eksperimente dhe vëzhgim për lojtarët e rinj.
Trajneri i Izraelit, Ran Ben Shimon ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar, ku bien në sy disa mungesa të rëndësishme. Nuk janë përfshirë emra si Jarden Shua, Dor Peretz, Anan Halaili, Omri Gandelman dhe Tai Ribou, të cilët kanë qenë pjesë e pandashme e skuadrës. Në anën tjetër, lista sjell edhe risi, pasi për herë të parë janë thirrur dy lojtarë të rinj: Tai Abed, që aktivizohet te Levante, dhe Sajed Abu-Frahi i Maçabi Tel Aviv.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)