BE gjobit Temun me 200 milionë euro

Bashkimi Europian ka vendosur një gjobë prej 200 milionë eurosh ndaj platformës kineze Temu, pas zbulimit të produkteve të rrezikshme për konsumatorët, përfshirë lodra për fëmijë dhe karikues që nuk përmbushnin standardet e sigurisë.

Burimi: BBC

28.05.2026. 22:08

BE gjobit Temun me 200 milionë euro

Bashkimi Europian ka vendosur një gjobë prej 200 milionë eurosh ndaj platformës kineze Temu, pas zbulimit të produkteve të rrezikshme për konsumatorët, përfshirë lodra për fëmijë dhe karikues që nuk përmbushnin standardet e sigurisë.

Sipas Komisioni Europian, kompania nuk ka identifikuar dhe vlerësuar siç duhet rreziqet sistematike që produktet e shitura në platformë mund të shkaktojnë për përdoruesit.

Hetimet ndaj Temu nisën në tetor të vitit 2024 dhe përfshinë edhe “blerje sekrete” të realizuara nga organizata të pavarura testimi. Gjatë kontrolleve u zbulua se një numër i madh karikuesish nuk kalonin testet bazë të sigurisë elektrike, ndërsa disa lodra për foshnja përmbanin nivele të larta substancash kimike ose pjesë të vogla që mund të shkaktonin mbytje te fëmijët.

Temu reagoi pas vendimit duke deklaruar se nuk pajtohet me gjobën dhe se do ta kundërshtojë shumën e vendosur nga autoritetet europiane.

Përveç pagesës së gjobës, platforma duhet deri më 28 gusht të paraqesë një plan konkret për eliminimin e problemeve të evidentuara. Komisioni Europian do të ketë më pas dy muaj kohë për të vlerësuar nëse kompania ka përmbushur kërkesat dhe standardet e sigurisë së BE-së.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)