“Ku do ti vendosim të gjithë trofetë që do të fitosh?”, Guardiola ritakohet pas 10 vitesh me tifozin e vogël të Man. Cit

Parashikimi i në decade më parë nga Braydon rezultoi plotësisht i saktë. Gjatë periudhës së spanjollit, “citizëns” fituan Champions League, tituj të shumtë në Premier League, FA Cup dhe shumë trofe të tjerë.

28.05.2026. 22:22

“Ku do ti vendosim të gjithë trofetë që do të fitosh?”, Guardiola ritakohet pas 10 vitesh me tifozin e vogël të Man. Cit

Një histori e jashtëzakonshme ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar lidhjen e veçantë mes një tifozi të ri të Manchester City dhe trajnerit legjendar Pep Guardiola. Në vitin 2016, Braydon, vetëm 7 vjeç në atë kohë, u gjend rastësisht në të njëjtën taksi me Pep Guardiolën, në ditët e para të spanjollit te “citizëns”.

Mes entuziazmit që po takonte trajnerin më të mirë në botë dhe me një vetëbesim të jashtëzakonshëm për moshën, ai i tha trajnerit: “Tani që erdhe te Manchester City do të fitosh gjithçka. Ku do ti vendosim të gjithë ato trofe?”. Përgjigjja e Guardiolës ishte e thjeshtë: “Do të përpiqemi”.

Dhjetë vite më vonë, Braydon tashmë është 17 vjeç dhe punon si gazetar. Në ceremoninë e lamtumirës së Pep Guardiolës, ai arriti të realizojë edhe një fotografi të fundit me trajnerin që shënoi një epokë te Manchester City. Ata u takuan sërish në taksi, e për djaloshin u rezervua një surprizë tejet e veçantë.

Guardiola dhe Braydon shkuan në selinë e klubit, aty ku ishin ekspozuar të gjithë trofetë e fituar gjatë kësaj dekade. Trajneri i tha djaloshit: “Kjo është përgjigjja e pyetjes më të rëndësishme që më bërë”, teksa adoleshenti shpërtheu në lot.

Parashikimi i dhjetë viteve më parë nga vogëlushi rezultoi plotësisht i saktë. Gjatë periudhës së Guardiolës, Manchester City fitoi tituj të shumtë në Premier League, FA Cup, Champions League dhe shumë trofe të tjerë, duke dominuar futbollin anglez dhe europian. “Citizëns” u bënë edhe një prej skuadrave të pakta në botë që kanë realizuar “Tripletën”, duke fituar tre trofetë më të rëndësishëm në një sezon të vetëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)