Kina dërgon në hapësirë “embrion artificialë njerëzorë”, testi i rrallë i shkencëtarëve

Kina ka ndërmarrë një hap të pazakontë në garën hapësinore, duke dërguar për herë të parë në orbitë “embrione artificiale njerëzore” për të studiuar nëse riprodhimi njerëzor mund të jetë i mundur në kushtet e mungesës së gravitetit.

Burimi: Daily Mail

28.05.2026. 22:54

Kina dërgon në hapësirë “embrion artificialë njerëzorë”, testi i rrallë i shkencëtarëve

Kina ka ndërmarrë një hap të pazakontë në garën hapësinore, duke dërguar për herë të parë në orbitë “embrione artificiale njerëzore” për të studiuar nëse riprodhimi njerëzor mund të jetë i mundur në kushtet e mungesës së gravitetit.

Eksperimenti u realizua në stacionin hapësinor kinez Tiangong Space Station, ku embrionet mbërritën më 11 maj me misionin furnizues Tianzhou-10. Ato u lanë të zhvilloheshin për pesë ditë rreth 450 kilometra mbi Tokë, përpara se të ngrinin për analiza të mëtejshme.

Sipas studiuesve të Akademisë Kineze të Shkencave, këto embrione nuk janë embrione reale njerëzore, por struktura të krijuara nga qeliza staminale që imitojnë fazat e hershme të zhvillimit njerëzor. Ato nuk kanë aftësinë të zhvillohen në fetus, çka u lejon shkencëtarëve të studiojnë procesin me më pak shqetësime etike.

Ekipi shkencor dërgoi dy modele të ndryshme embrionale për të analizuar se si mungesa e gravitetit ndikon në formimin e organeve dhe strukturave bazë të trupit.

Shkencëtarët duan të kuptojnë nëse jeta njerëzore mund të zhvillohet normalisht në hapësirë, një çështje kyçe për planet afatgjata të kolonizimit të planetëve të tjerë dhe krijimit të bazave të përhershme jashtë Tokës.

Ekspertët paralajmërojnë se mikrograviteti dhe rrezatimi kozmik mund të shkaktojnë probleme serioze në zhvillimin embrional, dëmtime gjenetike dhe rrezik të lartë për defekte tek foshnjat e lindura në hapësirë.

Megjithatë, studime të fundit kanë treguar se teknologji si fekondimi in vitro mund të përshtaten për përdorim në orbitë. Vitin e kaluar, studiues japonezë arritën të prodhonin pasardhës të shëndetshëm nga qeliza riprodhuese të minjve që kishin qëndruar në hapësirë.

Eksperimenti kinez konsiderohet një hap i madh drejt pyetjes që ka intriguar shkencëtarët prej dekadash: a mund të lindin ndonjëherë “bebet e hapësirës”?

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)