“Humbën betejën me delet”, mbi 13.500 persona në Turqi përfunduan në spital gjatë Kurban Bajramit
Shumë prej njerëzve që u paraqitën në urgjencë u plagosën aksidentalisht me thika, ndërsa disa të tjerë humbën “betejën” me delet, që tentuan të arratiseshin apo ti shpëtonin therjes.
Mbi 13 mijë e 500 persona përfunduan në spital në Turqi gjatë festës së Kurban Bajramit, teksa përpiqeshin të kryenin sakrificën tradicionale të deleve. Sipas raportimeve, shumë prej tyre u plagosën aksidentalisht me thika, ndërsa disa të tjerë humbën “betejën” me delet, që tentuan të arratiseshin apo ti shpëtonin therjes.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe humor në rrjetet sociale. “Delet thanë: Thirrni ambulancën… por jo për mua”, ishte një prej komenteve pikantë nga përdoruesit. Ministri turk i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, ka bërë të ditur se vetëm në ditën e parë të Kurban Bajramit, 13 mijë e 513 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të pësuara gjatë therjes së kurbaneve.
Sipas raportimeve, shumë qytetarë u paraqitën në urgjencë pasi u plagosën aksidentalisht gjatë procesit të therjes, duke shkaktuar një fluks të madh pacientësh në spitalet e vendit. Mediat turke raportuan se repartet e emergjencës u përballën me një numër të madh të të ashtuquajturve “kasapë amatorë”.
Foto: TRTHaber
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ministri Memişoğlu u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes gjatë procesit të therjes së kurbaneve. Çdo vit gjatë Kurban Bajramit, spitalet në Turqi raportojnë mijëra raste lëndimesh të lidhura me therjen e kafshëve, kryesisht nga persona pa përvojë profesionale.
Burdur'da bir kişi, kurbanlık koçu açık kasa kamyonetten indirmeye çalışırken koçun darbesiyle yere serildi. pic.twitter.com/O59TNXjzb8
— TRT HABER (@trthaber) May 28, 2026
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Nëse Trump vendos përfundimisht të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit, shumica e objektivave të mbetura do të jenë shumë më të vështira për t'u gjetur ose goditur, sipas burimeve të cituara nga NBC.
Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.
Videot që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë skena paniku brenda kabinës së avionit Airbus A320, me pasagjerë që qajnë, luten dhe ngjiten pas vendeve të tyre nga frika.
Sipas modelit të ri, të huajt që transferojnë rezidencën fiskale në Turqi nuk do të paguajnë taksa për dividendët, fitimet financiare apo të ardhurat nga investimet e realizuara jashtë vendit. Për më tepër, këto të ardhura nuk do të deklarohen fare pranë autoriteteve turke.
Pas goditjes së organizatës kriminale shqiptare nga SPAK dhe Prokuroria e Barit, ku u zbulua dhe vrasja e parukerit italian, ka reaguar edhe nëna e të ndjerit Francesco Diviesti.
Një vrasje me thikë është regjistruar në qytetin e Mitrovicës në Kosovë. Sipas burimeve zyrtare janë regjistruar një viktimë dhe një i plagosur, vëllezër me njëri tjetrin.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës Kosovën, ku një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ulqin, ku një grua shqiptare është gjetur e pajetë brenda një banese të përfshirë nga flakët. Autoritetet malazeze dyshojnë se bëhet fjalë për një vrasje të ndjekur nga zjarrvënie e qëllimshme për të fshehur gjurmët e krimit.
Memorandumi synon krijimin e një kornize bashkëpunimi në disa fusha kyçe, përfshirë forcimin e sigurisë energjetike, ndërlidhjet rajonale, integrimin e energjisë së rinovueshme.
Me një gjatësi totale prej 182.1 kilometrash dhe një investim prej rreth 1.4 miliardë eurosh, E65 është ndërtuar nga kompania TERNA si një aks krejtësisht i ri, që lidh Anthilin në Lamia me Kipourion në Grevena. Rruga përshkon rajone kyçe të Greqisë si Fthiotida, Thesalia dhe Maqedonia Perëndimore.
Komente (0)