Një aksident fatal ka ndodhur këtë të enjte në Darëzezë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara, çka bëri që drejtuesi të humbte kontrollin e automjetit në rrugën e re drejt Darëzezës. Përplasja rezultoi fatale, ndërsa makina u shkatërrua pothuajse plotësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)