Dhunë para finales së Conference League, policia gjermane “dëbon” 60 ultras anglezëve

Atmosfera para finales së Conference League është tensionuar në Leipzig, pasi policia gjermane ka urdhëruar largimin nga qendra e qytetit të rreth 60 tifozëve të Crystal Palace, të cilët u cilësuan si “problematikë” dhe të lidhur me huliganizmin.

Burimi: Daily Mail

27.05.2026. 20:17

Dhunë para finales së Conference League, policia gjermane “dëbon” 60 ultras anglezëve

Atmosfera para finales së Conference League është tensionuar në Leipzig, pasi policia gjermane ka urdhëruar largimin nga qendra e qytetit të rreth 60 tifozëve të Crystal Palace, të cilët u cilësuan si “problematikë” dhe të lidhur me huliganizmin.

Sipas autoriteteve gjermane, incidentet ndodhën mbrëmjen e së martës, kur rreth 300 tifozë të Rayo Vallecano u mblodhën në qendër të qytetit përpara ndeshjes finale. Situata degradoi shpejt në përleshje mes tifozëve spanjollë dhe atyre anglezë.

Policia deklaroi se gjatë përplasjes janë hedhur shishe, gota birre dhe mobilie lokalesh, ndërsa pati edhe konfrontime fizike mes grupeve rivale. Forcat e rendit ndërhynë për të ndarë tifozët, por sipas njoftimit zyrtar, efektivët u sulmuan nga të dyja palët me sende të forta.

Autoritetet thanë se një grup prej rreth 60 tifozësh të njohur të Crystal Palace provokuan tifozët spanjollë pranë zonës “Penguin Ice Bar”, duke bërë që policia federale t’i rrethonte menjëherë.

Më pas, ndaj tyre u morën masa kontrolli policor, përfshirë identifikimin, kontrollin fizik dhe fotografimin, ndërsa u urdhëruan të largoheshin nga qendra e Leipzigut.

Pavarësisht incidenteve, policia konfirmoi se festivali i tifozëve në zonën e tregut të qytetit, ku morën pjesë rreth 2 mijë persona, u zhvillua pa probleme.

Crystal Palace dhe Rayo Vallecano do të përballen në finalen e parë europiane në historinë e klubit anglez, që zhvillohet në stadiumin e Leipzigut me kapacitet prej 47.800 vendesh.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)