Ylli i Kombëtares shqiptare kërkon triumfin në Conference League
Ivan Balliu ëndërron trofeun ndërkombëtar, sot prej orës 21:00 në Gjermani, finalja ndërmjet Rayo Vallecano dhe Crystal Palace. Skuadra e tretë e Madridit do të luajë finalen e parë europiane në 102 vite ekzistencë.
Rayo Vallecano po jeton një nga momentet më të jashtëzakonshme në historinë e klubit. Skuadra e tretë e Madridit do të luajë finalen e parë europiane në 102 vite ekzistencë. Klubi i lagjes Vallekas, i njohur për identitetin e tij të fortë popullor dhe shpirtin rebel, ka sfiduar çdo parashikim në futbollin europian.
Skuadra në të cilën luan ylli shqiptar, Ivan Balliu, do të luajë mbrëmjen e sotme finalen e Conference League kundër Crystal Palace. Anglezët shihen si favoritë absolutë, por ekipi ku aktivizohet mbrojtësi kuqezi do të provojë shanset e tij. Në finalen e orës 21:00 në Leipzig të Gjermanisë, Balliu pritet ta nisë ndeshjen nga stoli.
Foto: AP
Kapiteni Óscar Trejo e përshkruan Rayo-n si “dashuri, përulësi dhe sakrificë”, ndërsa sulmuesi Sergio Camello e quan “skuadra e fundit e një epoke tjetër”. Pavarësisht buxhetit më të ulët dhe stadiumit më të vogël në La Liga, Rayo ka arritur të ndërtojë një histori frymëzuese, duke mbajtur stilin e guximshëm që e karakterizoi edhe gjatë epokës së trajnerit Andoni Iraola.
Këtë të mërkurë ndaj Crystal Palace, Rayo do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e tij europiane. “Vetëm kualifikimi në Europë ishte një arritje, imagjinoni të luash në finale”, tha Trejo, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit. Shumë prej lojtarëve aktualë kanë kaluar më shumë rënie nga kategoria sesa trofe në karrierë, çka e bën edhe më të veçantë këtë rrugëtim.
Foto: AP
Ajo që e dallon Rayo Vallecanon nuk është vetëm futbolli, por lidhja e fortë me lagjen Vallekas. Zona me traditë punëtore dhe identitet të majtë politik e konsideron klubin si zemrën emocionale të komunitetit. Në një futboll gjithnjë e më komercial, Rayo Vallecano mbetet simbol i autenticitetit dhe rezistencës së futbollit popullor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin ka vlerësuar progresin e Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian, gjatë zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në zonë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat u pozicionuan rreth Parlamentit për të kontrolluar situatën teksa përreth institucionit ishin vendosur barrikada metalike.
Presidenti i SHBA, i cili më 14 qershor pritet të festojë 80-vjetorin e lindjes është shfaqur vazhdimisht energjik dhe në formë më të mirë fizike në publik, krahasuar me paraardhësin e tij, Joe Biden.
Zapatero, i cili drejtoi qeverinë spanjolle për dy mandate nga viti 2004 deri në 2011, është përfshirë në hetimet mbi mënyrën e shpëtimit financiar të kompanisë ajrore “Plus Ultra”, operacion i akuzuar për përdorimin e fondeve publike.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve.
Crystal Palace ka shkruar historinë në Leipzig të Gjermanisë, duke fituar trofeun e parë europian në historinë e klubit pas suksesit 1-0 ndaj Rayo Vallecano në finalen e Conference League.
Atmosfera para finales së Conference League është tensionuar në Leipzig, pasi policia gjermane ka urdhëruar largimin nga qendra e qytetit të rreth 60 tifozëve të Crystal Palace, të cilët u cilësuan si “problematikë” dhe të lidhur me huliganizmin.
Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë intervistën e tij të parë për FSHF TV, ku flet për emocionet e marrjes së drejtimit të kuqezinjve, kontaktet e para me Presidentin Armand Duka dhe vizionin e tij për të ardhmen e ekipit kombëtar.
17-vjeçari, i cili po aktivizohet me New York Red Bulls në MLS dhe po vlerësohet për paraqitjet e tij, është lënë jashtë listës së SHBA nga trajneri Mauricio Pochettino për turneun madhor.
Në një deklaratë, Odsonne Édouard theksoi se nuk do të ishte e drejtë të bashkohej me ekipin në momentin e fundit, pasi lojtarët e tjerë kishin kontribuar në pjesëmarrjen në event.
Zyrtarizohet ftesa e trajnerit Rolando Maran për Luis Hasën. Mesfushori në pronësi të Napolit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të përfaqësuesja “azzurre” e 21-vjeçarëve.
Paraskevas Antzas, ish-mbrojtësi i Olympiacos dhe kombëtares greke ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rrallë neurologjike ALS, e njohur ndryshe si Skleroza Laterale Amiotrofike.
Sipas faqes zyrtare të Lega Serie A, Ramadani e mbylli sezonin te Lecce me 421.58 kilometra. Ai ka luajtur në 37 nga 38 ndeshjet e këtij kampionati, për një mesatare prej 11.39 km për ndeshje.
Komente (0)