Finalja e Conferencë League, dhunë në Leipzig mes dy tifozerive

Policia gjermane ka ndërhyrë me forca të shtuara për të shpërndarë turmat dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Burimi: Sportmediaset

27.05.2026. 13:17

Finalja e Conferencë League, dhunë në Leipzig mes dy tifozerive

Incidente dhune mes dy tifozerive janë regjistruar në qytetin gjerman të Leipzig në prag të finales së Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano, e cila zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 21:00.

Grupe tifozësh të të dy skuadrave janë përplasur në disa rrugë të qytetit, duke krijuar skena kaotike. Sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, janë përdorur karrige dhe shishe, ndërsa situata ka eskaluar për disa minuta.

Policia gjermane ka ndërhyrë me forca të shtuara për të shpërndarë turmat dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Disa tifozë janë shoqëruar për verifikime, ndërsa në disa zona janë vendosur kordonë sigurie.

Autoritetet theksojnë se situata është nën kontroll, por masat e sigurisë mbeten të larta në të gjithë qytetin në prag të finales së madhe evropiane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)