Kombëtarja “rrëmben” talentin shqiptar nga Italia

Zyrtarizohet ftesa e trajnerit Rolando Maran për Luis Hasën. Mesfushori në pronësi të Napolit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të përfaqësuesja “azzurre” e 21-vjeçarëve.

27.05.2026. 11:46

Kombëtarja “rrëmben” talentin shqiptar nga Italia

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka përfshirë zyrtarisht mesfushorin Luis Hasa në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore të muajit qershor. 21-vjeçari, i cili është në pronësi të Napolit dhe aktivizohet te Carrarese në Serie B, ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë pas një rruge të gjatë me përfaqësueset e moshave të Italisë.

Hasa, i lindur në Sora dhe me origjinë shqiptare nga të dy prindërit, ka qenë një nga talentet e spikatur të akademive italiane, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit te 21-vjeçarët e Italisë. Ai u vlerësua si “Player of the Tournament” në Kampionatin Europian U19 të fituar nga Italia në vitin 2023, por nuk arriti të debutojë me ekipin e parë të “azzurrëve”, çka i hapi rrugën ndryshimit të përfaqësueses.

Sipas raportimeve, Hasa ka vendosur prej muajit mars të ndryshojë zyrtarisht përfaqësuese dhe të luajë për Shqipërinë, duke iu bashkuar projektit të ri ku pritet të sjellë freski në mesfushë. Ai ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Carrarezes këtë sezon, me 5 gola dhe 4 asistime në Serie B.

Foto ilustruese

Emri i tij pritet të shoqërohet edhe nga dy futbollistë të tjerë të rinj, Pano Qirko dhe Cristian Shpendi, në listën që do të publikohet së shpejti. Këto lëvizje vijnë në kuadër të rinovimit të grupit kuqezi dhe kërkimit të alternativave të reja për Kombëtaren.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)