Roma gati të rrëmbejë yllin kuqezi për 10 milionë euro

Mario Mitaj mund të jetë shumë pranë një transferimi të madh në Serie A. Sipas raportimeve të mediave greke dhe saudite, Roma po avancon në negociatat për të afruar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare nga Al-Ittihad.

30.05.2026. 17:49

Roma gati të rrëmbejë yllin kuqezi për 10 milionë euro

Mario Mitaj mund të jetë shumë pranë një transferimi të madh në Serie A. Sipas raportimeve të mediave greke dhe saudite, Roma po avancon në negociatat për të afruar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare nga Al-Ittihad, në një operacion që mund të kapë vlerën e 10 milionë eurove.

Klubi verdhekuq po përgatitet për sezonin e ri pas rikthimit në Ligën e Kampionëve dhe drejtuesit po punojnë për të forcuar skuadrën në disa reparte. Një nga prioritetet është krahu i majtë i mbrojtjes, ku trajneri Gian Piero Gasperini kërkon alternativa cilësore.

Sipas burimeve pranë klubit, Gasperini ka dhënë miratimin për transferimin e Mitajt, duke e konsideruar 22-vjeçarin një profil të përshtatshëm për skemat e tij taktike. Futbollisti shqiptar mund të luajë si mbrojtës i majtë, por edhe më i avancuar në krah, çka e bën një lojtar mjaft të vlefshëm.

Mitaj, i lindur në vitin 2003, ka spikatur gjatë viteve të fundit me paraqitjet e tij te Al-Ittihad, ndërsa më herët ka luajtur edhe për AEK Athinën dhe Lokomotivën e Moskës. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane, por duket se Roma është skuadra më pranë sigurimit të shërbimeve të tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)