Vllaznia nuk njeh rivalë në futbollin e femrave, shpallet për herë të 13-të kampione e Shqipërisë
Skuadra shkodrane dominoi momentet kyçe të sfidës dhe arriti të sigurojë trofeun e 13-të radhazi në kampionat, duke vijuar serinë historike të sukseseve në futbollin e femrave.
Vllaznia konfirmoi edhe një herë supremacinë në futbollin shqiptar të vajzave, duke fituar titullin kampion për sezonin 2025-2026 pas suksesit 2-0 ndaj Apolonisë në finalen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Skuadra shkodrane dominoi momentet kyçe të sfidës dhe arriti të sigurojë trofeun e 13-të radhazi në kampionat, duke vijuar serinë historike të sukseseve në futbollin e femrave.
Takimi u zhbllokua në pjesën e parë nga kapitenia Megi Doçi, e cila realizoi golin e avantazhit pas një loje të balancuar dhe me raste nga të dyja ekipet. Apolonia provoi të reagojë në fraksionin e dytë të lojës, por Vllaznia administroi mirë rezultatin dhe nuk lejoi surpriza.
Goli që vulosi triumfin erdhi në minutën e 81-të, kur Teresa Deda realizoi për 2-0, duke i dhënë fund përfundimisht sfidës dhe duke nisur festën e kuqebluve.
Pas ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut për ekipin kampion. Medaljet dhe kupa iu dorëzuan futbollisteve të Vllaznisë nga zëvendëspresidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha.
Foto: Facebook/ KFF Vllaznia Women
Sezoni i suksesshëm i futbollit të vajzave sjell edhe një arritje historike për klubet shqiptare në arenën europiane. Falë rritjes së koeficientit të Shqipërisë në UEFA, këtë vit vendi ynë do të përfaqësohet me dy skuadra në UEFA Women’s Champions League.
Vllaznia, si kampione e Shqipërisë, do të marrë pjesë në “Champions Path”, ndërsa Apolonia, që u rendit e dyta në kampionat, do të garojë në “League Path”. Të dyja skuadrat do ta nisin aventurën europiane nga raundi i dytë kualifikues.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Nëse Trump vendos përfundimisht të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit, shumica e objektivave të mbetura do të jenë shumë më të vështira për t'u gjetur ose goditur, sipas burimeve të cituara nga NBC.
Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.
Videot që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë skena paniku brenda kabinës së avionit Airbus A320, me pasagjerë që qajnë, luten dhe ngjiten pas vendeve të tyre nga frika.
Një kapitull i ri nis te Teuta, me klubin durrsak që i ka besuar pankinën një emri të njohur të futbollit shqiptar. Edlir Tetova është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i skuadrës, duke rikthyer entuziazmin te tifozët dhe ambiciet për një sezon të suksesshëm.
Parashikimi i në decade më parë nga Braydon rezultoi plotësisht i saktë. Gjatë periudhës së spanjollit, “citizëns” fituan Champions League, tituj të shumtë në Premier League, FA Cup dhe shumë trofe të tjerë.
Sipas deklaratave të futbollistit 20-vjeçar të Moldes, Blerton Isufi është përfshirë në skuadrën Shpresa, edhe pse nuk ka dhënë konfirmim për pranimin e ftesës.
Ndeshja e 3 qershorit në Tiranë do të shënojë edhe debutimin e trajnerit Ronaldo Maran në krye të stolit kuqezi. Ashtu si Shqipëria, edhe rivalët do ta shfrytëzojnë për të testuar lojtarë të rinj.
Drejtuesit e klubit italian kanë nisur negociatat e fundit me presidentin madrilen Florentino Perez për të siguruar vazhdimësinë e talentit argjentinas edhe në sezonin historik të debutimit në Champions League.
Sukses 2-0 në ndeshjen “play-out” me Butrintin. Plotësohet zyrtarisht kuadri i 12 skuadrave që do të marrin pjesë në këtë nivel të futbollit për sezonin e ri.
Komente (0)