Droni i rrëzuar në Rumani, Rutte kritika Rusisë: NATO do mbrojë çdo centimetër të Aleancës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte shkroi në një postim në X se kishte komunikuar me Presidentin e Rumanisë duke shprehur solidaritetin.

29.05.2026. 20:24

Droni i rrëzuar në Rumani, Rutte kritika Rusisë: NATO do mbrojë çdo centimetër të Aleancës

“NATO është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një postim në platformën 'X' pasi një dron rus goditi një bllok apartamentesh në qytetin rumun të Galatit gjatë një sulmi ndaj Ukrainës gjatë natës.

“Sjellja e papërgjegjshme e Rusisë përbën një rrezik për të gjithë ne. Mbrëmë treguam edhe një herë se pasojat e luftës së tyre të paligjshme të agresionit nuk ndalen në kufi. Ne do të vazhdojmë të forcojmë frenimin dhe mbrojtjen tonë në territorin tonë dhe të mbështesim Ukrainën ndërsa ajo mbrohet kundër agresionit rus”, shtoi më tej Rutte.

Dhe pak më vonë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shkroi në një postim të ri në X se kishte komunikuar me Presidentin e Rumanisë duke shprehur solidaritetin.

“Sapo fola me Presidentin rumun Nicos Dan. E sigurova për solidaritetin absolut të NATO-s me Rumaninë dhe shpreha ngushëllimet e mia për të plagosurit në këtë incident. NATO është gati të mbrojë çdo cm2 të territorit të Aleatëve”, shkroi Rutte në postimin e radhës.

Ndërkohë, edhe ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, e dënoi incidentin në një postim në X.

“Ne qëndrojmë përkrah me Rumaninë, aleatin tonë të NATO-s, dhe e dënojmë këtë ndërhyrje të papërgjegjshme në territorin e saj. Mendimet tona janë me të plagosurit në Galati. Ne do të mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s”, tha Whitaker.

Më parë, zëdhënësja e NATO-s, Alison Hart, dënoi papërgjegjshmërinë e Rusisë dhe shtoi se sekretari i përgjithshëm i NATO-s është në kontakt me autoritetet rumune.

Gjithashtu, Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën (SACEUR), Gjenerali amerikan Alex Grinevich foli me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Rumune, Gheorghe Vlad.

“Ata ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë gjatë hetimit të incidentit dhe po merren në konsideratë masa shtesë mbrojtëse”, tha ai.

Rumania gjithashtu i ka kërkuar NATO-s të ndërmarrë hapa për të përshpejtuar transferimin e sistemeve për të kundërshtuar dronët në territorin rumun. NATO planifikon të krijojë një "zonë të automatizuar" mbrojtjeje të pajisur me sisteme që do të veprojnë pothuajse pa ushtarë në frontin lindor në dy vitet e ardhshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)