"Rama autokrati i Shqipërisë, Berisha autokrati i opozitës", Salianji tubim në Tiranë, kërkon garë dhe hapjen e PD
Takimi, ku morën pjesë qindra demokratë dhe figura të njohura të opozitës, u kthye në një platformë kritike ndaj drejtimit aktual të partisë nga Sali Berisha. Në fjalimin e tij, Salianji deklaroi se PD ndodhet përballë një momenti historik dhe duhet të zgjedhë mes tkurrjes dhe ringritjes.
Një ditë përpara mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-deputeti Ervin Salianji zhvilloi një takim me mbështetës dhe demokratë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, duke artikuluar publikisht kërkesën për një riorganizim të thellë të PD-së dhe hapjen e saj ndaj garës së brendshme.
Takimi, ku morën pjesë qindra demokratë dhe figura të njohura të opozitës, u kthye në një platformë kritike ndaj drejtimit aktual të partisë nga Sali Berisha. Në fjalimin e tij, Salianji deklaroi se PD ndodhet përballë një momenti historik dhe duhet të zgjedhë mes tkurrjes dhe ringritjes.
“PD po reduktohet në një strukturë besnikërie ndaj një individi të vetëm. Është e qartë që ndryshimi në Shqipëri mund të vijë vetëm nëse ndryshon vetë Partia Demokratike. Ne jemi përballë një rruge historike: ose të vazhdojmë rrugën e tkurrjes, ose të hapim një kapitull të ri ringritjeje, modernizimi dhe fitoreje”, u shpreh Salianji.
Ai kërkoi që në PD të rikthehet gara politike dhe anëtarësia të ketë të drejtën reale për të zgjedhur drejtuesit.
Foto: LSA
“Ka vetëm një mënyrë për të kuptuar se kush është shumica në PD: të shkojmë te gara, te vota dhe te përballja. Demokracia nuk është mbajtja me zor e partisë. Demokracia është debat, konkurrencë dhe llogaridhënie”, deklaroi ai.
Në një prej sulmeve më të drejtpërdrejta ndaj Berishës, Salianji tha se kryedemokrati po e mban partinë të mbyllur dhe pa standarde demokratike. “Kryetari duhet të ketë meritën e fitores, por edhe përgjegjësinë e humbjes. Në PD sot më të votuarit përjashtohen dhe më të përjashtuarit promovohen. Më të dështuarit shpërblehen, ndërsa më të suksesshmit ndëshkohen”, tha ai.
Salianji shtoi se Partia Demokratike duhet të shkëputet nga modeli i kontrollit personal dhe të rikthejë identitetin e saj të djathtë dhe perëndimor.
“Ne kemi nevojë për një parti ku mendimi ndryshe promovohet dhe jo ndëshkohet. Në partitë europiane ekzistojnë fraksione dhe mendime të ndryshme, dhe askush nuk trembet prej tyre. Përkundrazi, ato konsiderohen shenjë force dhe demokracie”, tha ish-deputeti demokrat.
Ai propozoi gjithashtu kufizimin e mandateve të kryetarit të partisë dhe hapjen e listave për deputetë.
Foto: LSA
“Kryetari duhet të ketë maksimumi dy mandate dhe të mos sillet si pronari i partisë. 80% e kandidatëve duhet të propozohen nga anëtarësia dhe vetëm 20% të jenë në dorën e kryetarit. Të rinjtë duhet të përfaqësojnë 30% të listave dhe gratë 40%”, deklaroi Salianji.
Salianji po ashtu akuzoi qeverinë Rama për korrupsion dhe largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, por theksoi se opozita nuk mund të fitojë përballë tij pa reflektuar mbi problemet e saj të brendshme.
“Edhe sikur Rama t’i kishte larë me flori shqiptarët gjatë këtyre viteve, pas 13 vitesh nuk meriton të qëndrojë më në pushtet. Por ne nuk mund të kërkojmë standarde europiane për Shqipërinë, nëse nuk i zbatojmë ato brenda partisë sonë”, tha ai.
Salianji përsëriti se lëvizja e nisur prej tij nuk synon ndarjen e demokratëve, por hapjen e debatit dhe bashkimin e opozitës.
“Ne nuk kemi ardhur për të përçarë, por për të bashkuar. PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të madhe, moderne dhe gjithëpërfshirëse”, deklaroi ai.
Në fund të fjalimit, Salianji lëshoi një tjetër mesazh të fortë ndaj Berishës dhe drejtimit aktual të PD-së.
“Rama është autokrati i Shqipërisë, Berisha autokrati i opozitës”, u shpreh ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Nëse Trump vendos përfundimisht të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit, shumica e objektivave të mbetura do të jenë shumë më të vështira për t'u gjetur ose goditur, sipas burimeve të cituara nga NBC.
Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.
Videot që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë skena paniku brenda kabinës së avionit Airbus A320, me pasagjerë që qajnë, luten dhe ngjiten pas vendeve të tyre nga frika.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, KMSH shpreh shqetësim të thellë për pjesën e udhëzimit ku parashikohet që terapia hormonale mund të nisë nga mosha 16 vjeç dhe, në raste të veçanta, edhe nga mosha 14 vjeç.
Përmes një letre drejtuar kompanive “MABCO” dhe “2A”, ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, thekson se mosmarrëveshjet mes ortakëve nuk mund të cenojnë realizimin e një projekti me interes kombëtar.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me socialistët e Dibrës në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PS-së. Në fjalën e tij, Rama sulmoi ashpër PD-në, duke e akuzuar për gjuhë urrejtjeje dhe përçarjeje, ndërsa theksoi se PS ka ndërtuar identitetin e saj mbi tolerancën dhe orientimin europian.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë tarracën e një dyqani, ndërsa tymi është përhapur me shpejtësi dhe ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të rrugës.
Një nga krimet më të rënda që tronditi opinionin publik në Greqi ka marrë fund në sallën e gjyqit. Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar Kastriot Cenko, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko.
Në prag të sezonit veror, qeveria shqiptare ka shpallur mbrojtjen nga zjarret si një nga prioritetet kryesore të muajve në vijim, duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj çdo personi që shkakton zjarr me dashje apo nga pakujdesia.
Një operacion i koordinuar i policisë ka çuar në prangosjen e personit të tretë të dyshuar në një rast të rëndë pengmarrjeje dhe dhune të ndodhur në Vlorë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dalë me një sqarim zyrtar, duke theksuar se dokumenti i publikuar për terapinë hormonale nuk përbën një protokoll përfundimtar terapeutik, por një udhëzues orientues për profesionistët e shëndetësisë.
Komente (0)