Zjarr në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë, tymi mbulon zonën

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë tarracën e një dyqani, ndërsa tymi është përhapur me shpejtësi dhe ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të rrugës.

29.05.2026. 18:21

Zjarr në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë, tymi mbulon zonën

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë, duke shkaktuar panik dhe tym të dendur në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë tarracën e një dyqani, ndërsa tymi është përhapur me shpejtësi dhe ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet.

Pamjet nga zona tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen mbi ndërtesat pranë “Rrugës së Kavajës”, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe kalimtarëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)