Raportimi më i pazakontë në histori: Turizmi në Iran ka rënë “nën zero”

Deklarata “nën zero” është interpretuar si një mënyrë figurative për të treguar se jo vetëm ka rënë numri i turistëve, por se edhe interesi potencial për të vizituar vendin është zhdukur pothuajse tërësisht.

31.05.2026. 12:59

Raportimi më i pazakontë në histori: Turizmi në Iran ka rënë “nën zero”

Kreu i Shoqatës së Agjencive të Udhëtimit në Iran ka deklaruar se turizmi në vend ka rënë “nën zero”, një shprehje e pazakontë që po ngjall debat në opinionin publik dhe në rrjetet sociale. Sipas raportimeve, rënia e fortë e sektorit të turizmit lidhet me përshkallëzimin e konfliktit që nisi më 28 shkurt 2026, ditë që shënoi fillimin e ofensivës së përbashkët të Izraelit dhe SHBA-ve kundër Teheranit.

Deklarata “nën zero” është interpretuar si një mënyrë figurative për të treguar se jo vetëm ka rënë numri i turistëve, por se edhe interesi potencial për të vizituar vendin është zhdukur pothuajse tërësisht. Një deklaratë e tillë ka nxitur reagime online.

Një komentues në rrjetet sociale e ka vënë në pikëpyetje këtë shprehje, duke shkruar: “Si mund të bjerë turizmi ‘nën zero’? A do të thotë kjo që edhe ata që thjesht mendonin të vizitonin Iranin, tani nuk e mendojnë fare? Si matet kjo?”. Dikush tjetër shkruante me të qeshur: “Mos kanë ngatërruar mënyrën si matet turizmi me atë si realisht maten temperaturat”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)