Sipas parashikimeve meteorologjike, vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët gjatë pjesës më të madhe të ditës. Gjatë mesditës dhe pasdites priten vranësira të përkohshme, të cilat mund të arrijnë intensitet mesatar.
Kjo do të ndodhë veçanërisht në zonat malore të jugut dhe në relievet malore në lindje të vendit. Në jug të Shqipërisë parashikohen edhe reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht gjatë orëve të mesditës deri në pasdite.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore mund të arrijë deri në 14 m/s në momente të veçanta. Deti Adriatik dhe Jon pritet të jenë me valëzim 2-4 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)