I mituri plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnje

Një konflikt i ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Golem i Vogël të Lushnjës ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari dhe arrestimin e një të mituri.

30.05.2026. 20:27

Sipas informacioneve paraprake, gjatë një sherri banal, një 17-vjeçar ka goditur dy herë me thikë shtetasin me inicialet L.S., 42 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, i dëmtuari është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke shoqëruar autorin e dyshuar në ambientet e Komisariatit për veprimet procedurale.

Gjatë ndërhyrjes është sekuestruar edhe mjeti prerës i përdorur në konflikt.

“Rreth orës 19:05, në fshatin Golem i Vogël, një shtetas i mitur 17-vjeçar dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L.S., 42 vjeç”, njoftoi Policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)