Partia Demokratike ka miratuar në Kuvendin e saj Kombëtar një rezolutë politike, ku denoncon procesin zgjedhor të 11 majit si një “farsë elektorale”, akuzon qeverinë për instalimin e një regjimi autokratik dhe kleptokratik dhe shpall si objektiv kryesor rikthimin e demokracisë dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend.
Në dokumentin e miratuar, demokratët vlerësojnë se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar historik dhe se përqendrimi i pushteteve, sipas tyre, ka cenuar funksionimin normal të shtetit ligjor. Rezoluta argumenton se proceset zgjedhore janë deformuar nga ndërthurja e partisë me shtetin, përdorimi i administratës publike dhe ndikimi i krimit të organizuar në mbledhjen e votave. Sipas PD-së, këto probleme janë evidentuar edhe nga raportet e organizmave ndërkombëtarë, të cilët kanë ngritur shqetësime mbi standardet demokratike në Shqipëri.
Sali Berisha shfrytëzoi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzoi për përpjekje për asgjësimin e opozitës. Kreu i PD-së deklaroi se partia nuk blihet dhe nuk shitet, ndërsa premtoi përballje politike me qeverinë.
Në deklaratën e tij, kreu i PD-së tha se çështja e financimit dhe përdorimit të fondeve publike gjatë zgjedhjeve duhet të trajtohet me standarde më të rrepta ndërkombëtare.
Një pjesë e rëndësishme e rezolutës i kushtohet situatës ekonomike dhe sociale në vend. Demokratët shprehen se Shqipëria po përballet me emigrim masiv, rritje të kostos së jetesës, rënie të prodhimit vendas dhe mungesë perspektive për të rinjtë. Në dokument theksohet se largimi i popullsisë përbën një nga sfidat më të mëdha kombëtare dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
PD ngre gjithashtu akuza për korrupsion, pastrim parash dhe ndikim të krimit të organizuar në jetën ekonomike dhe institucionale të vendit. Sipas rezolutës, ekonomia po ndikohet nga kapitalet e paligjshme, ndërsa bizneset përballen me presione dhe mungesë konkurrence të ndershme. Po ashtu, opozita pretendon se roli i saj kushtetues është kufizuar si në Kuvend ashtu edhe në proceset që lidhen me integrimin evropian.
Një nga pikat kryesore të dokumentit është kërkesa për krijimin e një qeverie teknike, të cilën Partia Demokratike e konsideron si zgjidhjen më të përshtatshme për garantimin e standardeve minimale zgjedhore dhe për krijimin e kushteve për rotacion politik. Sipas rezolutës, forca më e madhe opozitare do të angazhohet në çdo përpjekje politike për realizimin e këtij objektivi.
Në të njëjtën kohë, demokratët riafirmojnë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se procesi duhet të bazohet në përmbushjen e standardeve evropiane të demokracisë, drejtësisë dhe shtetit ligjor.
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u bën thirrje të gjitha forcave opozitare dhe faktorëve shoqërorë të bashkohen në një front të përbashkët politik, me synimin për atë që e cilëson si përmbysje të regjimit autokratik dhe ndërtimin e një Shqipërie demokratike dhe evropiane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Videot që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë skena paniku brenda kabinës së avionit Airbus A320, me pasagjerë që qajnë, luten dhe ngjiten pas vendeve të tyre nga frika.
Ndërhyrjet janë përqendruar në zona me rëndësi turistike si në Llogara, Filikur dhe Qeparo, me synimin për lirimin e hapësirave dhe frenimin e ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.
Një vatër e madhe zjarri ka shkaktuar alarm këtë të premte në zonën turistike të Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të masivit me pisha dhe janë afruar pranë bizneseve që operojnë në këtë zonë të frekuentuar nga pushuesit.
Siguria rrugore ka qenë në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore të Vlorës gjatë fundjavës, ku dhjetëra drejtues mjetesh janë ndaluar dhe verifikuar në hyrje të qytetit në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve.
Një nga dispozitat që mbetet e pandryshuar është i ashtuquajturi “neni Basha”, i cili parashikon se kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen në rast humbjeje në zgjedhje.
Në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Lezhë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa akuzoi kundërshtarët politikë për dhunë ndaj socialistëve në vitet ’90 dhe theksoi angazhimin për luftën kundër korrupsionit.
Sali Berisha shfrytëzoi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzoi për përpjekje për asgjësimin e opozitës. Kreu i PD-së deklaroi se partia nuk blihet dhe nuk shitet, ndërsa premtoi përballje politike me qeverinë.
Sipas Skënder Hitës, projekti është rezultat i një bashkëpunimi më shumë se katërvjeçar me OSBE-në dhe partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë standarde të reja në procesin e çaktivizimit të armëve dhe duke afruar Shqipërinë me praktikat e Bashkimit Europian.
Përmes këtij prezantimi, Partia Demokratike synoi të godasë politikisht qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke bërë krahasime të drejtpërdrejta me ministren me inteligjencë artificiale, “Diella”, e bërë pjesë e kabinetit qeveritar pas fitores së mandatit të katërt.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës është ulur me 2 lekë për litër, ndërsa benzina është reduktuar me 1 lek për litër krahasuar me vendimin e mëparshëm.
Dy ditë më parë Administrata Tatimore njoftoi nisjen e rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2025.
Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala. Të dy personat ishin ekstraduar disa muaj më parë nga Belgjika, ku u arrestuan me kërkesë të SPAK.
Komente (0)