Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, duke rrëzuar rekurset e paraqitura nga dy të akuzuarit për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale.
Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala. Të dy personat ishin ekstraduar disa muaj më parë nga Belgjika, ku u arrestuan me kërkesë të SPAK.
Mario Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Suel Çela, është nën hetim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”.
Ndërkohë, Sergej Hasanpapaj përballet me akuza për disa vepra të rënda penale. Sipas SPAK, ai dyshohet si autor i vrasjes së Bledar Muçës në Belgjikë. 32-vjeçari akuzohet për “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)