Vendi ynë do të ndikohet këtë të shtunë nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke favorizuar mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në zonat malore të jugut dhe në relievet malore lindore. Në jug të vendit, këto vranësira mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, të cilat pritet të jenë të përkohshme dhe me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me një shpejtësi mesatare prej rreth 7 m/s. Në disa intervale, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo mund të forcohet duke arritur deri në 14 m/s.
Ndërkohë, në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet të jetë nga 2 deri në 4 ballë, duke krijuar kushte përgjithësisht të favorshme për lundrim dhe aktivitete detare.
Meteorologët vlerësojnë se dita do të karakterizohet nga mot i qetë dhe i qëndrueshëm, me alternime të shkurtra vranësirash në zonat malore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)