Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias, gjatë të ciliut u diskutua mbi financimin e partive politike dhe standardet e procesit zgjedhor në vend.
Pas takimit, Berisha deklaroi për mediat se financimi i partive politike përbën një nga çështjet më thelbësore të integritetit zgjedhor. Ai theksoi se ka paraqitur pranë përfaqësuesve të Komisionit të Venecias shqetësime lidhur me pabarazitë në përdorimin e fondeve publike gjatë fushatave elektorale.
Sipas tij, diferenca mes financimit të Partisë Demokratike dhe partisë në pushtet nga buxheti i shtetit është “shumë e madhe”, duke pretenduar se ajo shkon nga qindra deri në mijëra herë më shumë në favor të mazhorancës.
Diferenca e financimit me paratë e buxhetit, midis dy forcave kryesore politike, shkon nga 700 në 1 mijë herë.
Konkretisht. Duke përjashtuar totalisht atë çka ligji përcakton për financimin e këtyre partive, jashtë përcaktimit ligjor, partia në pushtet organizoi në kohën e ndaluar nga ligji, 4530 ngjarje me një kosto nga disa qindra euro në 7 milionë euro, para buxheti siç ishte ‘Giro D’Italia’, një ditë para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve.
Një organizatë private e cila u kontraktua nga Edi Rama për ndikuar tek zgjedhësit. Këto 4530 aktiviteteve nuk janë tek 2.7 miliardëshi.
Nëse e thashë 700 gabova, është të paktën 2700 sepse janë para buxheti këto.
Së dyti, iu dha çdo pensionisti iu dha 100 euro dhuratë në fushatë elektorale, para buxheti, dhuratë për votë.
U falën dy ditë para zgjedhjeve, para që do të shkonin në buxhet, 2 miliard e 100 milionë euro. Me impakt në mbi 2300 familje, me impakt 84 mijë biznese aktive”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)