Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump rikthehet të shkaktojë reagime me deklaratat e tij në rrjetet sociale, duke kritikuar Papën dhe duke rikthyer vëmendjen te çështja e Groenlandës. Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump shkruante: “Dikush duhet t’ia shpjegojë Papës se kryetari i bashkisë së Çikagos është i padobishëm dhe se Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore”.
Komenti erdhi pasi ai shpërndau fotografi nga takimi i ditëve të fundit mes Atit të Shenjtë, i cili ka lindur në Chicago dhe kryebashkiakut të qytetit, Brandon Johnson.
Ndërkohë, Trump ka rikthyer edhe interesin për Groenlandën. Në një postim të ri, ai publikoi një fotomontazh ku fytyra e tij shfaqet mes maleve të ishullit arktik, të shoqëruar me mesazhin: “Përshëndetje Groenlandë!”.
Kjo është hera e parë që prej shpërthimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, që Trump shpreh interes për Groenlandën. Ai kishte sugjeruar më herët mundësinë që SHBA-të të merrnin kontrollin e territorit strategjik, i cili konsiderohet i pasur me burime natyrore dhe minerale. Deklaratat e tij kanë hasur në kundërshtimin e Danimarka, shtet së cilit i përket Groenlanda, por edhe nga Bashkimi Europian.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)