Autoritetet izraelite kanë forcuar masat e sigurisë në veri të vendit pas sulmeve të reja me raketa dhe dronë të kryera nga organizata terroriste Hezbollah. Sipas raportimeve të “The Times of Israel”, Komanda e Frontit të Brendshëm e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka urdhëruar mbylljen e shkollave në zonat pranë kufirit me Libanin.
Aktiviteti mësimor është pezulluar në disa komunitete kufitare, duke përfshirë Kiryat Shmona, Meron, Bar Yohai, Or HaGanuz, Safsufa, Yesud HaMa'ala, Kisra-Sumei, Beit Jann dhe Sde Eliezer. Në zonat e Galilea-s së Sipërme dhe Golan-in Verior, si edhe në Katzrin dhe Kidmat Tzvi, mësimi do të lejohet vetëm brenda ndërtesave ose në zona ku vend-strehimet mund të arrihen brenda kohës së parashikuar për emergjenca.
Po ashtu, vendet e punës do të vazhdojnë aktivitetin vetëm nëse punonjësit kanë mundësi të strehohen shpejt në rast alarmi. Sipas udhëzimeve të reja, grumbullimet publike kufizohen në maksimum 50 persona në ambiente të hapura dhe 200 persona në ambiente të mbyllura, ndërsa plazhet në zonat e prekura janë mbyllur. Masat do të mbeten në fuqi deri të hënën në orën 21:00 sipas orës lokale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)